Ismail Strazimiri: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 2:
 
== Biografia ==
Ismail Strazimiri ishte një nga drejtuesit e klubit patriotik "[[Bashkimi]]" në zonën e [[Dibër|Dibrë]]<nowiki/>s në fillimet e lëvizjeve për pavarësi të popullit shqiptar. Ai punoi për përhapjen e alfabetit shqip me gërma latine dhe në mbrojtje të Kongresit te Manastirit. Ismail Strazimiri morri pas vdekjes dekoratën "Dëshmor i Atdheut". Ai njihet gjithashtu si një nga dëshmoret me moshë më të madhe vdekur në luftimet e Luftës II Botërore.
 
Mori pjesë në kryengritjen [[Kryengritja e vitit 1910|antiosmane të vitit1910]]. Në [[Kryengritja e vitit 1912|kryengritjen e përgjithshme të vitit 1912]], ishte komandant i çetës, që zhvilloi veprime të armatosura në krahinën e Dibrës dhe çliroi qytetin nga forcat serbe, përshëndeti shpalljen e Pavarësisë dhe përkrahu veprimtarinë e Qeverisë Kombëtare të [[Vlora|Vlorës]] te Ismail Qemalit.
Rreshti 16:
Ismail Strazimiri shkruajti në vitin 1931 një [[Lufta kundër pavarësimit të Shqipërisë|libër kujtimesh historike]] për periudhën 1910-31, ku mundohet te prezantoje faktet historike nga këndvështrimi i një dëshmitari të privilegjuar.
 
"'''Lufta kundër pavarësimit të Shqipërisë'''” është parë me shumë interes nga studiuesit dhe historianët, si një thesar të fshehtash “përvëluese” për intrigat që kanë gërryer luftën e drejtë të patriotëve për liri dhe pavarësi. ''Në këtë libër'', shkruan studiuesi [[Shaban Sinani]], ''gjenden shumë të vërteta të rezervuara prej studimeve historiografike deri më sot, nga droja se mos historia kombëtare mos po bëhet jo aq kombëtare, nga vetë karakteri monumentalizues i historiografisë tradicionale, nga presionet që ushtrohen mbi historishkrimin për shkak të protagonizmit të zgjatur nga koha në kohë. Në këtë kontekst, le të çmojmë kurajën e një njeriu që e deshi shumë Shqipërinë, e deshi deri në dhimbje, nuk arriti “ta shohë zonjë” si shumë e shumë idealistë të tjerë, dhe u përpoq që edhe me fjalën të shërojë dhe të mos përsëritet pjesa e keqe e së shkuarës”''.
 
Sipas [[Kristo Frashëri|Prof.Dr. Kristo Frasherit]] : ".''.Tjetër figurë e respektuar dibrane që jetonte në vitet e monarkisë ishte Ismail Strazimiri(1868 – 1943). Ai ishte veprimtar i lëvizjes kombëtare dhe demokratike. Mori pjesë në mënyrë aktive në lëvizjen e Rilindjes Kombëtare në vitet e fundit të sundimit osman. Mori pjesë gjithashtu në Lëvizjen Kombëtare për çlirimin e vendit nga zgjedha turke dhe më pas kundër synimeve të shovinistëve serbë. Përkrahës i Revolucionit të Qershorit. Më 1931 botoi librin e tij “ Kujtime Historike mbi Lëvizjen Kombëtare në Qarkun e Dibrës”. Qëllimi i botimit ishte të shpaloste kontributin që dha populli dibran në luftën për pavarësi, demokraci e përparim. Është dëshmor i Luftës Nacional Çlirimtare”.'' Ai vendoset nga historiani krahas figurave të mëdha të [[Fuat bej Dibra|Fuat Dibrës,]] Ramiz Dibrës (Çoku), [[Haki Stërmilli|Haki Stërmillit]], [[Ramiz Varvarica|Ramiz Varvaricës]], [[Urfi Agolli|Urfi Agollit]] etj.
 
Emri i tij u është vene disa rrugëve ne Peshkopi dhe Tirane. Fëmijët e tij u bënë me pas personalitete të shquara në fushat ku punonin. Ndër ta mund të përmendim:
 
Fëmijët e tij u bënë me pas personalitete të shquara në fushat ku punonin. Ndër ta mund të përmendim:
 
Inxhinier '''Lutfi Strazimiri''' është ndoshta ndërtuesi dhe projektuesi më i suksesshëm i urave në historinë e [[Shqipëria|Shqipërisë]]. I diplomuar për "Inxhinieri" në [[Berlin]] te [[Gjermania|Gjermanisë]], ndër punimet e tij numërohen pothujse te gjitha urat e rëndësishme, të ndërtuara në terrene tejet të vështira dhe me shpenzime, makineri e teknologji të reduktuara.
 
Arkitekt '''Gani Strazimiri''', i shkolluar në [[Torino]] te [[Italia|Italisë]] e me pasi i diplomuar Bashkimin Sovjetik për "Arkitekture", është projektuesi i një sere ndërtimeve ambicioze te kohës si kompleksi i Pallateve "Shallvare" dhe "Agimi" në Tirane, te cilat ende sot vazhdojnë t'i rezistojnë kohës si komplekse tejet funksionale nga pikëpamja e organizimit. Me pas si drejtor i Institutit te Monumenteve te Kulturës dha një kontribut te rëndësishëm në ruajtjen e vlerave arkitekturore te traditës shqiptare, duke shpëtuar nga shkatërrimi veç te tjerash edhe një numër te rëndësishëm objektesh fetare në vitin 1967. Në nderim te tij, në vitin 2007 [[Instituti i Monumenteve të Kulturës]] mori emrin "Gani Strazimiri".
 
Kolonel [[Siri Strazimiri|'''Siri Strazimiri''']], i shkolluar gjithashtu ne Itali, është një nga themeluesit e artilerisë shqiptare te pas [[Lufta e Dytë Botërore|Luftës se Dyte Botërore]].