Arsimi tek ilirët: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 1:
 
Në fazën e parë të edukimit, në moshën 7-11 vjeç, kujdesi kryesor i kushtohej shkrimit. Provat për këtë na i sjell arkeologjia me gjetjen, në të gjitha qendrat qytetare të gërmuara, e një numri të madh stilosh prej hekuri, bronzi ose kocke. Njëra anë e tyre është e mprehtë, për të gërvishtur shkronjat mbi tabela druri të lyera me dyllë (diptike), ndërkohë kur ana tjetër, e gjerë, shërbente për të fshirë shkronjat, duke rrafshuar dyllin. Mënyra e dytë e shkrimit, më e kushtueshme, ishte ajo me bojë mbi papirus ose pergamenë, me anë të një stilo kocke ose me pendë shpendësh. Kallamarë prej balte ose bronzi janë gjetur në qytete ilire të [[Margëlliçi]]t, [[Dimali]]t, [[Selcë]]s etj.
== Gjetjet ==
Në Selcë e Dimal janë gjetur prova për të shkruar shkronjat e alfabetit në baltë të njomë ose në copa qeramike. Ne nuk dimë hollësi se si ishte organizuar ky arsim fillestar. Ka mundësi që nxënësit e vegjël të mësonin shkrim dhe aritmetikë nga mësues privatë. Megjithatë, gërmimet provojnë se kjo fazë e arsimit dha fryte mjaft të mira dhe shkrimi përdorej gjerësisht në jetën e përditshme. Njerëz të zakonshëm i shkruanin emrat e tyre në fundet e enëve të pijes, ose mbi sendet vetjake; pronarët i vulosnin prodhimet e veta me emrat e tyre, nëpunësit i shpallnin dekretet në pllaka guri ose bronzi. Veglat e shkrimit dhe mbishkrimet nuk mungojnë edhe në qendrat e vogla malore, si në Lleshan të Shpatit, ose në Rabie të Tepelenës.
 
Në mbishkrimet e gjetura në vendbanimet ilire është përdorur gjithëmonë gjuha greke, e cila ishte gjuhë kulture e kohës. Atëherë lind pyetja: pse shoqëria e përparuar ilire nuk përdori gjuhën e saj në mbishkrime? Së pari, mbishkrimet që kanë arritur deri në ditët tona përfaqësojnë vetëm një pjesë të vogël të asaj që u shkrua në lashtësi. Ato janë të gjitha mbishkrime në materiale të forta (gur, qeramikë, metal) dhe nga fusha të kufizuara (dekrete, gurë varresh, vula), ku formulat e caktuara ishin huazuar nga shkrimi grek dhe përdoreshin të gatshme nga nëpunësit ose zejtarët. Duhet menduar se në fusha tjera, siç ishin dokumentacioni zyrtar, letërkëmbimi, letërsia, etj. duhet të ketë qenë përdorur edhe gjuha ilire. Për fat të keq, materiali i paqëndrueshëm ka bërë që ato dëshmi të mos arrijnë dei në ditët tona. Ky dallim i përdorimit të gjuhëve sipas materialit ka ndodhur edhe në mesjetë, ku, megjithëse shqipja e shkruar dokumentohet gjerësisht me librin e [[Gjon Buzuku]]t (1555), shkrimi shqip në materiale të forta filloi të përdoret vetëm nga shek. XVII.
 
Në fazën e parë të edukimit, në moshën 7-11 vjeç, kujdesi kryesor i kushtohej shkrimit. Provat për këtë na i sjell arkeologjia me gjetjen, në të gjitha qendrat qytetare të gërmuara, e një numri të madh stilosh prej hekuri, bronzi ose kocke. Njëra anë e tyre është e mprehtë, për të gërvishtur shkronjat mbi tabela druri të lyera me dyllë (diptike), ndërkohë kur ana tjetër, e gjerë, shërbente për të fshirë shkronjat, duke rrafshuar dyllin. Mënyra e dytë e shkrimit, më e kushtueshme, ishte ajo me bojë mbi papirus ose pergamenë, me anë të një stilo kocke ose me pendë shpendësh. Kallamarë prej balte ose bronzi janë gjetur në qytete ilire të [[Margëlliçi]]t, [[Dimali]]t, [[Selcë]]s etj.
 
Faza e dytë e zhvillimit të arsimit, që përputhet me sistemin antik të arsimit, me edukimin në palestër në moshën 12-16 vjeçare, nuk na është dokumentuar në mënyrë të veçantë në qytetet ilire. Megjithatë, vazhdimësia e procesit të edukatës dhe arsimit na dëshmohet nga të dhënat e shumta për fazën e tretë, në moshat 17-18 vjeç. Kjo është periudha e efebisë, kur djemtë edukoheshin nën kujdesin e drejtpërdrejtë të bashkësisë qytetare në gimnazet e drejtuara nga nëpunësit shtetërorë të quajtur gimnaziarkë. Përveç mbishkrimeve të [[Nikaia|Nikajë]]s dhe [[Antigonea|Antigone]]së, që i përmendi këta nëpunës, kemi mjaft dëshmi për interesin e veçantë që tregohej për efebët ilirë.