Ajete Brahimi: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Faqe e re: Ajete Brahimi ka qene nje nga artistet me te njohura te muzikes popullore shqiptare. Teksti Gloria Duka''' Lindi me 02 mars 1938 nё qytetin e Lushnjes ku dhe kreu shkollёn fill...
 
vNo edit summary
Rreshti 1:
{{pp}}
Ajete Brahimi ka qene nje nga artistet me te njohura te muzikes popullore shqiptare.
{{joref}}
'''Ajete Brahimi''' ka qene nje nga artistet me te njohura te muzikes popullore shqiptare.
Teksti [[Gloria Duka]]'''
Lindi me 02 mars 1938 nё qytetin e Lushnjes ku dhe kreu shkollёn fillore pranё shkollёs plotore[pёrroit] dhe qysh nё fёmijёri u dallua pёr zёrin e saj melodioz, por do tё ishte mёsuesja e saj Sofije Kushi[Shkodёr] e cila do ta nxiste tё vazhdonte rrugёn e artit ashtu siç kishte bёrё edhe me aktoren e madhe Margarita Xhepёn, regjisorin e Kinematografisё Shqiptare Xhezair Bafa. Ishte viti 1945 kur hyri nё shkollёn fillore dhe me gjithё vёshtirёsitё e mёdha ekonomike, kushtet jo tё mira nё shkollё ku mungonin librat e mjetet mёsimore shihej njё entuziazёm dhe besim se do tё ndёrtohej njё jetё e re, entuziazёm ky qё do tё ndikonte edhe tek fёmijёt qё vinin re se kishte interes pёr edukimin, arsimin dhe veprimtaritё artistike. Shkolla, e mё vonё krijimi i Shtёpisё sё Rinisё dhe Shtёpisё sё Kulturёs sё Rrethit me ato mundёsi tё pakta qё kishin e qё punonin vazhdimisht pёr zbulimin e talenteve pёr grupet teatrale dhe sidomos pёr talentet nё fushёn e muzikёs. Do tё shohim pёrfshirjen natyrshёm tё fёmijёve apo tё rriturve qё kishin talente nё grupet amatore tё teatrit ku u vunё nё skenё mjaft drama tё cilat u shfaqёn me sukses dhe mjaft prej tyre do tё interpretonin si kёngёtarё e instrumentistё nё formacionet muzikore. Nё kёto vite shfaqen talente si Vaçe Zela, Margarita Prifti-Xhepa, Ajete Nepravishta-Brahimi, Ilia Shyti etj, tё cilёt dinin pak, por bёnin shumё duke mos lёnё pa pёrmendur edhe mёsuesit tё cilёt pёrfaqёsonin shtresёn intelektuale tё qytetit. Nё vitet 1947-1952 Ajetja bashkё me Vaçe Zelёn dhe Flora Mebellin debutojnё si aktore por edhe si kёngёtare, por edhe nё grupin e baletit dhe qё nё kёtё kohё u bёnё tё njohura pёr publikun artёdashёs Lushnjarё.