Ndryshimi mes inspektimeve të "Cuneus prophetarum"

v
ska përmbledhje të redaktimeve
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
v
{{joref}}
 
 
Vepra e ipeshkvit Pjetër Bogdani "[[Çeta e profetëve]]" (''Cuneus prophetarum'') u botua më [[1685]] në [[Padova|Padovë]], u rishtyp më [[1691]] dhe [[1702]] në [[Venecia|Venedik]] me titull të ndryshëm. Libri “''Cuneus Prophetarum''”, apo sipas përkthimit të [[Justin Rrota|Justin Rrotës]] “Çeta e profetëve”, është një nga veprat më të rëndësishme të trashëgimisë letrare shqiptare. Fakti që është e para vepër origjinale në gjuhën shqipe, në krahasim me veprat e autorëve paraardhës që ishin kryesisht përkthime, e bën tepër të rëndësishëm këtë libër. Tematika e larmishme i shton rëndësinë veprës. Aty gjejmë që nga tematika fetare, historiografike, të shkencave të natyrës, por edhe letërsi artistike, poezi. Kjo larmishmëri temash çon edhe në larmishmëri stilesh, që është një tregues i shkallës së lartë të përpunimit të gjuhës për atë kohë. Dhe padyshim ky është një gur i rëndësishëm në themelin e gjuhës së sotme shqipe.