[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Etiketat: Përpunim pamor Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 6:
|-
|}
'''Ajasofja'''Shën Sofia e Kostandinopojës ([[Greqishtja|gr.]] ''Ἁγία Σοφία''; ″Dituria e Shenjtë″ apo ''[[bazilika]] e Shën Sofisë'', [[gjuha turke|tr.]] ''Ayasofya'') në fillim ishte [[Kisha|kishë]], me pushtimin e [[Kostadinopoja|Kostadinopojës]] nga [[Perandoria Osmane|osmanët]] u kthye në [[Xhamia|xhami]]. Në kohën moderne për disa vite u bë [[Muzeu|muze]] i qytetit [[Turqia|turk]] të [[Stambolli]]t (nga [[Mustafa Qemal Atatürk]]). Për dekada të tëra, një pjesë e madhe e popullsisë turke dëshironte që Ajasofja të kthehej përsëri si xhami dhe nën Presidentin Erdogan ajo është bërë përsëri një xhami në vitin 2020. Në turqisht njihet si ''Ayasofya-i Kebir Camii Şerifi''.
 
Ajasofja u ndërtua në qindvjeçarin e 6-të dhe ishte kisha kryesore e [[Perandoria Bizantine|Perandorisë Bizantine]] dhe qendër fetare e [[Kisha ortodokse|Ortodoksisë]]. Ajasofja është vepra e fundit ndërtimore me rëndësi e lashtësisë së vonë dhe shembulli i parë i arkitekturës bizantine, në të cilën shfaqen kupolat që skalitën më vonë elementet e ndërtimit kishëtar. Mendohet si një nga ndërtesat më të bukura në botë. Ajo ishte [[katedralja]] më e madhe e ndërtuar ndonjëherë në botë për mëse një mijë vjet, deri para mbarimit të Katedrales së Seviljes në vitin 1575 (periudha e [[Rilindja|rilindjes]] evropiane).