Ndryshimi mes inspektimeve të "Wikipedia:Vërejtje e Ankesa"

 
{{@|Klein Muçi}} Unë vendosa disa njoftime me {{@|CapitanGiovanni}} sepse artikulli i Marko Boçari ka mungesë burimesh. Ka vetëm dy referenca pa bibliografi. Gjithashtu në artikull nuk përmendet se çfarë i ndodhi Boçarit gjatë 1813-1823. Madje nuk përmendet sesi vdiq. Kjo është arsyeja pse unë i vë ato njoftime. Nëse referencat do të shtohen në artikull dhe nëse artikulli do të zgjerohet, unë do t'i heq njoftimet. [[Përdoruesi:CorvusSaber|CorvusSaber]] ([[Përdoruesi diskutim:CorvusSaber|diskutimet]]) 22 korrik 2020 12:19 (CEST)
:{{@|Afronatë}} a ke mundësi të sjellësh burime për artikullin në fjalë? Unë e kuptoj se vënia në dyshim e disa fakteve që ne i marrim si të mirëna historike mund të sjellë irritim por fakti është që, cilido qoftë qëllimi pas këtij dyshimi, artikulli i Marko Boçarit ka një mungesë referimesh. Normalisht një artikull, pavarësisht temës, supozohet që, pak a shumë, pas çdo paragrafi të ketë nga një referim. Shiko artikullin homolog në EnWiki për Marko Boçarin ([[w:en:Marko Boçari|Marko Boçari]]) dhe sasinë e referimeve atje. Nuk po futem ende në vërtetësinë e informacionit që po diskutohet. Është thjesht fakt i përgjithshëm që artikujt duhet të kenë referime për informacionin e përfshirë në to. Pastaj mund të diskutohet veçanërisht te faqja e diskutimit përkatës të artikullit për vërtetësinë, saktësinë e seriozitetin e burimeve të përdorura. Por duhet të ketë burime fillimisht. - [[Përdoruesi:Klein Muçi|Klein Muçi]] ([[Përdoruesi diskutim:Klein Muçi|diskutimet]]) 22 korrik 2020 12:58 (CEST)