KF Drita (Gjilan): Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v →‎Referimet: Referencat -> Referimet duke përdorur AWB
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 53:
 
== Historiku i Klubit ==
U themelua si SH.K.A "DRITA" më 1947 me seksioninseksin e dramës, këngës, valleve dhe futbollit. Më vonë '''K.F. "Drita"''' veproi pavarësisht nga SHKA "DRITA".
 
KF "DRITA" u themelua nga prijësit dhe qytetarët e vjetër të qytetit.
 
Futbollistët e parë të klubit stërviteshin në rrethana të jashtëzakonshme dhe në kushte të vështira, pa ushqim; me bukë e pame bukë, vetëm e vetëm për të arritur sukses. Ata dëshmuan talentin e tyre me vullnetin e pathyeshem të tyre.
 
Që në fillim ishte halë në sytë e pushtetit komunist, sepse e rivalizonte ekipin tjetër të qytetit, të preferuarën e tyre, "Crvena Zvezda"-n, dhe sepse themeluesit e futbollistët ishin vetëm shqiptarë dhe mbante një emër shqip që tregonte se populli i këtij qyteti don "DRITË". Andaj, më 1952 ekipi shuhet nga rregjimi. Ish-futbollistët kaluan tek skuadra tanimë multietnike e Zvezdës.
 
Por, themeluesit dhe futbollistët e parë, apo pinjollët e tyre nuk e harruan asnjëherë Dritën. Kështu, në vitet '60 studentët gilanli në Beograd dhe gjetkë, në turne të futbollit të vogël paraqiteshin me emrin "DRITA", derisa më 1977 e riformuan edhe në futboll të madh ekipin dhe dashurinë e tyre të parë. Padyshim, më meritori për rithemelimin e Dritës ishte Demush Pajaziti-Klaiqi. Pasi që për 25 vite pushteti jugosllav ia ndaloi Dritës të garojë me këtë emër shqip, më 1977 axha Demush tregoi trimëri të rrallë për kohën, duke e rithemeluar klubin me të cilin ishte i lidhur familjarisht, dhe atë sërish me po atë emër shqip, me po atë emër të madh...DRITA. Në vitet 1978-87 Drita garon në Ligën e Dytë të Kosovës, gjerësa më 1987 plasohetplas në Ligën e Parë të Kosovës.
 
Pas viteve '90 Drita u morr në menaxhim nga Selami Osmani - BEZI, me të cilin për 15 vjet arriti majat e futbollit kosovar, duke u shndërruar në ankthin e të gjitha skuadrave kosovare, falë lojtarëve që sillte në Gjilan, legjenda e qytetit, BEZI, i cili për 15 vite kontribuoi me tërë qenien e vet për Dritën. Nën menaxhimin e tij Drita arriti të stolisej me titullin e kampionit të Kosovës më 2002-03, të fitojë kupën më 2000-01 dhe të ishte nënkampion më 1999-00 dhe 2001-02. Drita arriti edhe deri në gjysmëfinale më 1999-00, 2001-02 dhe 2002-03. duke thyer rekord kosovar që për katër vite rradhazi nuk zbritën më poshtë se pozita e tretë dhe për katër vite arritën së paku deri në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.