[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Ndryshova pak infoboxin, perdora formatin default qe perdoret per personat, gjthashtu shtova detaje te tjera tek infoboxi si medalje, vendi i lindjes dhe vdekjes, arsimimi, profesionet etj
v shtimi i gjuhes se burimeve
Rreshti 14:
I lindur më 29 qershor [[1950]] në [[Vankuvër]] të [[Kanadaja|Kanadasë]], Elsie ndoqi Universitetin e Kolumbisë Britanike (University of British Columbia), ku mbaroi studimet e filologjisë klasike dhe [[Gjuhësia|gjuhësisë]] më [[1972]]. Po në atë vit, ai shkoi në Evropë me një bursë studimesh, ku ne vitet ne vijim vazhdoi studimet e larta në [[Freie Universität Berlin|Universitetin e Lirë të Berlinit Perëndimor]], në Shkollën Praktike të Studimeve të Larta (École Pratique des Hautes Études) në Paris, në Institutin e Dublinit për Studime të Larta (Dublin Institute for Advanced Studies) në [[Irlandë]] dhe në Universitetin e Bonit (Universität Bonn), ku mbrojti doktoraturën më [[1978]].
 
Që nga 1978 pati mundësi të vizitojë [[Shqipëria|Shqipërinë]] disa herë në kuadrin e 'takimeve shkencore' midis Institutit të Gjuhësisë së Universitetit të Bonit dhe [[Akademia e Shkencave e Shqipërisë|Akademisë së Shkencave të Shqipërisë]], si dhe mori pjesë disa vite me radhë në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare në Kosovë. Pas studimeve universitare ai punoi për Ministrinë e Punëve të Jashtme gjermane në [[Boni|Bonn]] dhe nga 2002 deri 2013 për [[Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë|Tribunalin e Hagës]], në veçanti si përkthyes për disa raste, duke përfshirë gjykimin e [[Sllobodan Millosheviç|Sllobodan Millosheviçit]]. Elsie është anëtar i Shoqatës së Evropës Juglindore (Südosteuropa-Gesellschaft), anëtar i [[Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës|Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës]], si dhe anëtar nderi i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Ai u nda nga jeta më 2 tetor 2017, duke lënë amanet që të prehej në Shqipëri.<ref>{{cito uebin|last1=Açka|first1=Flutura|title=Shuhet Robert Elsie, amaneti: Dua të prehem në Shqipëri|url=https://www.mapo.al/2017/10/shuhet-robert-elsie-amaneti-dua-te-prehem-ne-shqiperi/1|website=Gazeta Mapo|language=sq-SQ|accessdate=2 tetor 2017}}</ref>
 
== Librat ==
Rreshti 110:
* [[Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit]] [[Kosovë]]
 
* [[Medalja e mirënjohjes]] (Shqipëri, 15 maj 2013) - dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë [[Bujar Nishani]].Robert Elsie mori nderin për kontributin e tij si studiues për mbi 35 vjet duke u fokusuar dhe promovuar ndërkombëtarisht "kulturën, gjuhën, letërsinë dhe historinë e shqiptarëve" së bashku me "imazhin pozitiv të Shqipërisë në botë".<ref name=":0">{{Cite web |url=http://president.al/?p=8864 |title="Presidenti Nishani nderon me Medaljen e Mirënjohjes për Albanologun e shquar Robert Elsie" |accessdate=6 tetor 2017 |archiveurl=https://web.archive.org/web/20171003174715/http://president.al/?p=8864 |archivedate=3 tetor 2017 |language=sq-SQ|url-status=dead }}</ref>Duke ofruar mirënjohjen e tij, Presidenti Nishani i referohej Elsie si "një shqiptar i mirë".<ref name=":0" />
 
==Burimet==