Ndryshimi mes inspektimeve të "Gani Gashi (piktor)"

175 bytes removed ,  2 muaj më parë
Skeda Gani_Gashi_Adem_Gashi,_Gjelosh_Gjokaj,_Gani_Gashi,_Augsburg_October_1997.jpg u largua pasi që është shlyer nga Commons prej Didym
(Skeda Gani_Gashi_During_working_for_the_daily_newspaper_"Rilindja".jpg u largua pasi që është shlyer nga Commons prej Didym)
(Skeda Gani_Gashi_Adem_Gashi,_Gjelosh_Gjokaj,_Gani_Gashi,_Augsburg_October_1997.jpg u largua pasi që është shlyer nga Commons prej Didym)
Gashi në Prishtinë ka studiuar në Akademinë e Arteve Figurative në degën e grafikës, por edhe studimet e veprimtarinë pasdiplomike e ka kryer në mjedisin e krijuesve të Prishtinës.Nga viti 1963 deri në vitin 1967 punoi në arsim, ndërsa në vitin 1968 filloi punën në redaksinë e gazetës së përditshme [[Rilindja (OPGBG)|“Rilindja]]” në [[Prishtina|Prishtinë]], ku punoi në vendin e redaktorit artistik, e ku herë pas herë botoi edhe shkrime autoriale nga lëmi e artit figurativ deri më 21 shkurt 2002.
 
 
[[Skeda:Gani Gashi Adem Gashi, Gjelosh Gjokaj, Gani Gashi, Augsburg October 1997.jpg|parapamje|150px|Gani Gashi Adem Gashi, Gjelosh Gjokaj, Gani Gashi, Augsburg October 1997]]
Gashi merret me pikturë që nga viti 1968 dhe vazhdimisht ka pikturuar edhe ka punuar me grafika. Edhe kur shkëputet prej pikturës Gani Gashi krijon brenda vetes imazhe që i vinë nga gjendjet dhe karakteri i tij meditues. Kohë pas kohe Gashi pohon se ka pasur disa shkëputje të vogla nga piktura për shkak të pengesave që jeta i ka ofruar. Mirëpo, asnjëherë nuk është ndarë emocionalisht as prej grafikës, as prej ngjyrave të pikturës. Me kalimin e kohës ai nis t'i përkushtohet më tepër pikturës, duke e kurorëzuar shumicën e veprave me bazamentin grafik të shprehjes fillestare dhe ngjyrave të mbivedosura. Edhe pse grafika është një art i vështirë për t'u bërë sipas piktorit Gashi, në tablotë e tij ajo pasuron gjuhën e pikturës, krijon një simbiozë, këtë herë të trefishtë: grafikë-kolor-ekzistencë. Vetë piktori e ka vënë artin e tij zanafillor në funksion të të gjithë gjuhës piktorike dhe ia ka arritur mirë këtij qëllimi. Shpeshherë elementi grafik shërben si njëri prej dimensioneve të pikturës, zakonisht ai i dorës së dytë; fabula ose tematika, ndërsa ngjyrat fitojnë një liri të re, harmonizohen në llojin e tyre të veçantë dhe kështu veçantësojnë gjithë kompozitën piktorike.