[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Lidhje të jashtme të shpëtuara: 1 Lidhje të jashtme të etiketuara si të vdekura: 0) #IABot (v2.0
proces
Rreshti 8:
 
Në shumicën e mishërimeve të universit imagjinar Pokémon, një trajner që takon një Pokémon të egër mund ta kapë atë Pokémon duke i hedhur një mjet sferik të prodhueshëm masivisht, të projektuar specifikisht, një [[Poké Ball]]. Nëse Pokémon-i nuk mund të shpëtojë nga Poké Ball-i, ai konsiderohet zyrtarisht nën pronësinë e atij Trajneri.
Pas kësaj, do t'i bindet çdo komande të mjeshtrit të tij të ri, përveç rasteve kur trajneri demonstron një mungesë aq të madhe eksperience saqë Pokémon-i më mirë vepron si të dëshirojë vetë. Trajnerët mund të nxjerrin cilindo nga Pokémon-ët e tyre për beteja jo-cdekjeprurëse kundër Pokémon-ëve të tjerë; nqs Pokémon-i kundërshtar është i egër, trajneri mund t'a kapë atë me një Poké Ball, duke rritur koleksionin e tij/saj të Pokémon-ëve. Pokémon-ët e zotëruar nga trajnerë të tjerë nuk mund të kapen, përveçse në rrethana të veçanta në disa lojra. Nëse një Pokémon e mund një kundërshtar në betejë derisa kundërshtari të nxirret nokaout ("i bie të fikët"), Pokémon-i fitues fiton eksperiencë dhe mund t'i rritet leveli. Kur rritet leveli, statistikat e aftisë për betejë të Pokémon-it ("stats") rriten, si psh. Sulmi dhe Shpejtësia. Kohë pas kohe Pokémon-ët mund të mësojnë edhe [[lëvizje të Pokémon-ëve|lëvizje]] të reja, të cilat janë teknika të përdorura në betejë. Përveç këtyre, shumë specie Pokémon kanë aftësinë të kalojnë në një formë [[metamorfoza|metamorfozë]] dhe të transformohen në një specie Pokémon të ngjashme por më të fortë, një proçesproces i quajtur [[Evolucioni i Pokémon-ëve|evolucion]].
 
Në seritë kryesore, çdo lojë në modalitetin single-player (për një lojtar) kërkon që trajneri të krijojë një skuadër Pokémon për të mundur shumë trajnerë NPC (personazhe të kontrolluar nga inteligjenca artificiale dhe jo lojtarë) dhe Pokémon-ët e tyre. Çdo lojë sajon një rrugë disi lineare përmes një rajoni të botës Pokémon ku trajneri të udhëtojë, duke luftuar kundërshtarë gjatë rrugës. Çdo lojë ka tetë trajnerë veçanërisht të fuqishëm, të quajtur [[Lista e personazheve Pokémon#Drejtuesit e arenave|drejtues arenash]], që trajneri duhet t'i mundë që të progresojë. Si shpërblim, trajneri merr një [[medalje arene]], dhe pasi tetë medaljet janë grumbulluar, ai trajner është i pranueshëm për të sfiduar Ligën Pokémon të atij rajoni, ku katër trajnerë shumë të talentuar (të quajtur të katërt bashkë si "[[Elita Katër]]") sfidojnë trajnerin në katër beteja Pokémon radhazi. Nëse trajneri mund t'a kalojë këtë pengesë, ai ose ajo duhet të sfidojë Kampionin Rajonal, trajnerin që ka mundur para teje Elitën Katër. Çdo trajner që fiton këtë betejë të fundit bëhet kampioni i ri dhe fiton titullin Mjeshtri Pokémon.