Andon Zako Çajupi: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
v Rregullim i gabimeve me referimet. (via JWB)
Rreshti 16:
== Biografia ==
U lind në [[Sheper]] të Zagorisë,<ref name="Akademia">{{cite book|title=Historia e popullit shqiptar: vëllimi i dytë|author=Akademia e Shkencave e Shqipërsië|publisher=Toena|year=2002|location=Tiranë|pages=356-357
}}</ref> i biri i Harito Zakos, një tregtari duhani i cili punonte në [[Kavala|Kavallë]] dhe [[Egjipt]]. Andon Zako, i njohur më vonë me emrin letrar Çajupi marrë nga emri i një mali në krahinën e Zagorisë,<ref>{{Cite book|title=Trilogia Albanica III: Albanian Literature: Social Perspectives|last=Pipa|first=Arshi|publisher=Princi|year=2013|isbn=9789928409096|location=Tiranë|pages=110|authorlink=Arshi Pipa|trans-title=Trilogjia Albanika III: Letërsia shqipe: Perspektiva shoqërore|origyear=1978}}</ref> mori mësimet fillore në shkollën greke në [[Nivan]] të Zagorisë.<ref name="Literature">{{cite book|author1=Robert Elsie|authorlink1=Robert Elsie|title=Albanian Literature: A Short History|date=2005|publisher=I.B.Taurus|location=London|isbn=1-84511-031-5|pages=95-97}}</ref> Më 1882 u vendos në [[Aleksandria|Aleksandri]], ku studioj frëngjisht për pesë vjet ne liceun francez ''"Sainte Catherine des Lazaristes".''<ref name="Literature"/> Gjatë qëndrimit të tij në Aleksandri u takua me mjaft avokatë të huaj, që i dhanë bindjen të vazhdonte studimet për jurisprudencë, në [[Zvicra|Zvicër]],<ref name="Skendi140141">{{cite book|url=https://books.google.com.au/books?hl=en&lr=&id=8QPWCgAAQBAJ&oi=fnd&pg=PR15&dq=The+Albanian+National+Awakening&ots=zGjQbVyql8&sig=xsmbL-yAAtc-ny3v0E4vN87JOBY&redir_esc=y#v=snippet&q=%C3%87ajupi&f=false|title=The Albanian national awakening|last=Skendi|first=Stavro|publisher=Princeton University Press|year=1967|isbn=9781400847761|location=Princeton|pages=140-141.|ref=harv}}</ref> ku Çajupi shkoi më 1887 dhe vazhdoi studimet për pesë vjet në këtë disiplinë. Atje takoi bashkëshorten e tij të ardhshme, Eugjeninë, me të cilën pati një djalë, Stefanin. Vdekja e Eugjenisë në vitin 1892, ishte për të qe humbje tragjike.<ref name="Literature"/>
[[Skeda:Patriotë të kolonisë shqiptare në Egjipt homazhe në varrin e Andon Zako Çajupit në Kajro.png|parapamje|249x249px|Patriotë të kolonisë [[Shqiptarët në Egjipt|shqiptare në Egjipt]] homazhe në varrin e Andon Zako Çajupit në Kajro në 21 vjetorin e vdekjes (11 korrik 1930-11 korrik 1951).Në këtë përkujtim veprimtari i shquar për çështjen kombëtare shqiptare,patrioti lushnjar [[Qerim Haxhiu]] mbajti një fjalim mbi jetën dhe veprën e [[Andon Zako Çajupi|Andon Zako Çajupit]].
U kthye në Egjipt ku iu përkushtua lëvizjes kombëtare, duke u bërë një ndër figurat qendrore të kolonisë shqiptare në atë vend.<ref name="Akademia"/> Në [[Kajro]], ku u vendos për gjithnjë, punoi për një farë kohe si avokat.<ref name="Akademia"/><ref name="Literature"/> Karriera juridike mori fund për shkak të një gabimi strategjik që bëri duke mbrojtur një shoqëri franceze kundër interesave të princit të Egjiptit, më pas iu përkushtua letërsisë.<ref name="Literature"/> Nga fundi i shek. XIX mori pjesë gjallërisht në lëvizjen patriotike shqiptare dhe mbajti krahun e saj më të përparuar. Në rrethet e gjera atdhetare u bë i njohur me një artikull që shkroi në kuadrin e diskutimit rreth çështjes së alfabetit, ku ishte kundër adoptimit të alfabetit grek në gjuhën shqipe. Më 1909 botoi shkrimin e njohur Klubi i Selanikut, një pamflet dërrmues kundër armiqëve të brendshëm të lëvizjes kombëtare shqiptare. Patriotizmi i flaktë dhe qëndrimi i prerë ndaj pushtuesve të huaj, e nxorën Çajupi në krye të patriotëve që vepronin në Egjipt. Më 1919 u zgjodh kryetar i shoqërisë "Vëllazëria" me qendër në Kajro. Qe frymëzuesi dhe njëri nga hartuesit e memorandumit që shqiptarët e Egjiptit, i dërguan Konferencës së Paqes më 1919, në mbrojtje të tërësisë territoriale t0.ë Shqipërisë. Më 1920 themeloi "Shoqërinë e Miqve", e cila në vitin 1928 e ngriti zërin kundër shpalljes së monarkisë nga [[Mbreti Zogu I|Ahmet Zogu]].