[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v →‎Referimet: Referencat -> Referimet duke përdorur AWB
v Rregullim i gabimeve me referimet. (via JWB)
Rreshti 11:
Pas shugurimit meshtarak ushtroi funksionet e prefektit të studentëve në Gorizia, Kremona dhe [[Breshia]].<ref name=":0" /> U dërgua në Universitetin e Padovës për t'u doktoruar në Letërsi e Filozofi.<ref name=":1" /> Qè profesor në Komo, Soresina, [[Milano]], Shkodër dhe [[Stambolli|Stamboll]]. Doli nga Kompania e Jezusit për t'u bërë prift dioqezan, më 14 gusht 1912. Në atë kohë u vendos në Stamboll, i inkardinuar pranë vikariatit apostolik të latinëve të kryeqytetit perandorak, për të ushtruar dëtyrën e famullitarit të katolikëve shqiptarë që ndodheshin në brigjet e [[Bosfori]]t - detyrë që ushtroi pranë kishës së Sh. Ospit në lagjen "Taksim".
 
Mori pjesë aktive në ndihmë të çështjes kombëtare në [[Konferenca e Paqes në Paris|Konferencën e Paqes]] më 1918 me koloninë shqiptare të Stambollit kryesuar nga [[Halil pashë Alizoti]]n, me pjesëtarë të tjerë [[Sulejman bej Delvina|Sulejman bej Delvinën]], [[Fuat bej Dibra|Fuad bej Dibrën]] dhe Mihal Shan Tepelenën,<ref>{{Cite book|title=Ballafaqime politike në Shqipëri (1897-1942)|last=Vllamasi|first=Sejfi|authorlink=Sejfi Vllamasi|publisher=Vllamasi|year=2012|isbn=978-9928-140-54-8|location=Tiranë|pages=151|ref=harv}}</ref> duke mbështetur dërgatën e Shtetit Shqiptar me në krye Imzot [[Luigj Bumçi]]n. Nga 1920 deri më 1924 qe anëtar i Klubit «Pragu shqiptar» që kryesohej nga [[Jonuz bej Kolonja]] dhe [[Anastas Frashëri]] dhe që ishte një nga shprehitë e fundit institucionale të Shoqërisë së Stambollit të formuar më 1879 pjesërisht nga paraardhësit e të tre këtyre personaliteteve. Qëndron në Stamboll deri më 1927 kur edhe kthehet në Shqipëri.
 
Nga 1927 deri më 1937 qe famulltar dhe vikar i përgjithshëm i [[Arqipeshkvia katolike Tiranë-Durrës|arqipeshkvisë së Durrësit]], kur arqipeshkëv ishin, njëri pas tjetrit, Imz. [[Francesco Melchiori|Françesko Melkiori]] Ofm dhe [[Pjetër Gjura]] dhe përpara se administrimin e saj ta merrte në dorë Imz. [[Vinçens Prenushi|Vinçenc Prenushi]] Ofm. Më 1937 caktohet famullitar në [[Vlora|Vlorë]]<ref name=":0" />, ku më 1938 shugurohet ipeshkëv ku në kushte të vështira jetese e pune shërbeu deri më 1942. Atë vit transferohet pranë Selisë së Shenjtë dhe për arsye shëndetësore dërgohet në spitalet e Montekatinit. Më 1944 pati një mbledhje të rëndësishme tok me klerikë të tjerë të Evropës Lindore, me [[Papa Piu XII|Papa Piun XII]]. Për t'u përgatitur me kushtet e regjimit komunist kthehet në Shqipëri, ku në Vlorë nuk do të shërbente më shumë se dy muaj ngaqë e priste arrestimi.