Psikologjia pedagogjike: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Drenisa zhvendosi faqen Psikologjia arsimore tek Psikologjia Pedagogjike
v →‎Historiku: Rregullim i gabimeve me referimet., zëvendësova: |language=Albanian → |language=Sq duke përdorur AWB
Rreshti 4:
Ndonëse psikologjia pedagogjike është një fushë mjaft e re e studimit shkencor fillet e saj vërehen qysh në antikitet. Edhe pse asokohe ajo nuk ishte identifikuar si një praktikë specifike, me disa nga problemet aktuale të saj janë marrë [[Platoni]] dhe [[Aristoteli]]. Mes tjerash ata i trajtuan dallimet individuale në fushën e të nxënit, stërvitjet fizike trupore dhe kultivimin e aftësive psiko-motorike, formimin e karakterit të mirë, mundësitë dhe kufijtë e edukimit moral. Disa tema të tjera arsimore për të cilat folën ata ishin efektet e muzikës, poezisë dhe arteve të tjera në zhvillimin e individual, rolin e mësuesit dhe marrëdhëniet mes mësuesit dhe nxënësit. [[Platoni]] e shihte diturinë si një aftësi të lindur, e cila evoluon nëpërmjet përvojës dhe të kuptuarit të botës. [[Aristoteli]] vërejti fenomenin e "asociacioneve". Katër ligjet e tij të asocimit përfshinin vazhdimësinë, kontinuitetin, ngjashmërinë dhe kontrastin.
 
Më vonë, zhvillimit të psikologjisë pedagogjike i kontriboi edhe [[John Locke]] i cili ndryshe quhet edhe ''"Babai i psikologjisë angleze"'' (Father of English Psychology). Xhon Lloku konsiderohet themelues i doktrinës asociacioniste. Sipas tij shpirti i njeriut është ''"Tabulae rasae"'' (Tabelë e zbrazët) duke shtuar se "Asgjë nuk është në intelekt pa qenë më parë në shqisa." <ref>{{cite book |last=Nushi |first=Pajazit |date=2014 |title=Leksikon i psikologjisë |url=https://books.google.com/books?id=LODGsgEACAAJ |location=Prishtinë |publisher=Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës |page=1112 |isbn=9789951615389 |author-link=Pajazit Nushi|language=AlbanianSq }}</ref> Pedagogët dhe filozofët e mëvonshëm të arsimit si [[Juan Luis Vives]], [[Johann Heinrich Pestalozzi]], [[Friedrich Fröbel]]i dhe [[Johann Friedrich Herbart]]i kishin shqyrtuar, klasifikuar dhe gjykuar metodat e edukimit shekuj para fillimit të psikologjisë në fund të shekullit XIX.
 
Në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX me kontributin e tyre në fushën e psikologjisë pedagogjike janë dalluar [[William James]] (1842 – 1910), [[Alfred Binet]] (1857 - 1911), [[Stanley Hall]] (1846 – 1924), [[Ivan Pavlov]] (1849 – 1936), [[Rudolf Steiner]] (1861 – 1925), [[Charles Spearman]] (1863 – 1945), [[John Dewey]] (1859 – 1952), [[Edward Thorndike]] (1874 – 1949), [[Lev Vigotsky]] (1896 – 1934), [[John Watson]] (1878 – 1958), ndërsa më vonë edhe [[Jean Piaget]] (1896 – 1980), [[Burrhus Skinner]] (1904 – 1990), [[Benjamin Bloom]] (1903 – 1999), [[Lawrence Kohlberg]] (1927 – 1987), [[Nathaniel Gage]] (1917 – 2008), [[Jerome Bruner]] (1915 – 2016), [[Howard Gardner]] (1943), [[Albert Bandura]] (1925), etj.