[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
vNo edit summary
Rreshti 1:
{{Fiset Ilire}}
'''Mesapët''' janë fis [[Ilir]] i shpërngulur rreth fillimit të mijëvjeçarit të fundit p.e.r. në [[Italin]] e jugut dhe i vendosur në [[Apolia]] dhe [[Kalabrinë]] antike.
 
 
== Historia ==
 
Njoftimet e para historike të sigurta për ta lidhen me luftërat e zhvilluara prej tyre kundër tarentasve nga fillimi i shek. [[V]] deri më 335 p.e.r., kur pas ndërhyrjes së [[Alaksadër Molosit]] që ishte thirrur për ndihmë nga tarentasit , i lanë më njëanë grindjet me këta të fundit për të përballuar gjendjen e krijuar nga rreziku samnit. Në luftën I e II samnite '''mesapët''' u renditën në anën e romakëve, ndërsa gjat luftës së III më 299 p.e.r. të shqetësuar nga forca gjithnjë në rritje e [[Romë]]s, u ndanë nga romakët e u hodhën kundër tyre. Në luftë kundër romës ata, së bashku me lukanët, samnitët e tarentasit, iu drejtuan për ndihmë [[Pirros]] dhe qenë të parët që pritën dhe ndihmuan forcat e tij kur ata zbarkuan në brigjet e Italisë në vitin 280 p.e.r. Edhe pse të mundur më vonë nga [[Roma]] dhe të detyruar të merrnin pjesë në konfederatën e kryesuar prej saj, mesapët shpeshherë ngrinin krye duke e kundërshtuar me forcë procesin e romanizmit që filloi të thellohej sidomos në fillim të shek. I p.e.r. [[Gjuha]] e mesapëve ishte [[mesapishtja]]. Ata kanë lënë një numër mbishkrimesh, studimi i të cilave ka rëndësi për njohjen e ilirishtes.
 
== Shih edhe ==
 
* [[Iliria]]
* [[Japigët]]
* [[Peucetët]]
* [[Daunët|Daunët (Daunianët)]]
 
{{his-cung}}