Bajram Haxhiu: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 3:
 
== Biografia ==
Familja Haxhiu është një familje autoktone,intelektuale,fisnike,patriotike,atdhetare,arsimdashëse e sportdashëse e qytetit të Lushnjes.Bajram bej Haxhiu ose Xha Bami ashtu siç njihet nga të gjithë lushnjarët lindi më 3 maj 1877 në Lushnjë,patriot,atdhetar,nacionalist,anëtarëAnëtarë i komisionitKomisionit nismëtarNismëtarthirrjesThirrjes dhe organizimitOrganizimit të Kongresit të Lushnjës.Bajram bej Haxhiu shkollën fillore dhe të mesme i bëri në gjuhën turke në Lushnje dhe të lartën për financë në Kolegj në Stamboll ,ku u njoh me patriotët e mëdhenjë të kombit shqiptarë.Idetë e tyre atdhetare bënë që Bajram Haxhiu gjatë gjithë jetës dhe lëvizjes së tij patriotike t’ja kushtonte atdheut dhe çështjes kombëtare shqiptare.Bajram Haxhiu shkrim e lexim shqipë i ka mësuar autodidakt.<ref>{{Cite news|url=https://qerimhaxhiu.wixsite.com/qerimhaxhiu/single-post/2017/12/10/Bajram-Haxhiu-patriot-i-shquar-shqiptar%C3%AB-dhe-luft%C3%ABtar%C3%AB-i-liris%C3%AB-s%C3%AB-atdheut|title=Bajram Haxhiu patriot i shquar shqiptarë dhe luftëtarë i lirisë së atdheut {{!}} Patriot {{!}} Qerim Haxhiu|work=Patriot {{!}} Qerim Haxhiu|access-date=2018-07-28|language=en}}{{Lidhje e thyer}}</ref>
 
Bajram Haxhiu është një nga udhëheqësit kryesor të lëvizjeve antiosmane në Lushnje në fillim të shekullit XX dhe mori pjesë aktive në demonstratën e majit 1906 në qytetin e Lushnjës.Për këto veprimtari ai u arrestua dhe u dënua nga qeveria Osmane.Pas daljes nga burgu Bajrami nuk u ndal por përsëri vazhdoi të merrte pjesë në lëvizjen antiosmane.Bajram Haxhiu ishte një nga organizatorët në demostratën antiosmane të 17 janarit 1909 në Lushnje.Bajram Haxhiu bashkëpunoi edhe me çetat kryengritëse të Myzeqesë për organizimin e kryengritjes së përgjithshme të Shqipërisë për Pavarësi.Pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912 përkrahu qeverinë e Ismail Qemalit duke luftuar kundërshtarët e saj serbë dhe kuislingët e Esat Pashë Toptanit.Bajram Haxhiu nuk u pajtua me pushtimin e Shqipërisë nga ushtritë ndërluftuese të Luftës së Parë Botërore.Kur u pushtua qyteti i Lushnjës,Bajrami u ngrit me armë kundër austro-hungarezëve,të cilët nisën të ndërtonin hekurudhën “Dekovil” e cila kalonte përmes qytetit me stacion në qëndër të Lushnjes.Për qëndrueshmërinë dhe kundërvënien që bëri Bajram Haxhiu,pushtuesit austo-hungarezë morën masa te ashpra ndaj tij.Bajramin e internuan në Shkodër,ku kishte rezidencën komanda e përgjithshme e kësaj ushtrie,për ta patur më mirë nën mbikëqyrje.<ref>{{Cite news|url=https://qerimhaxhiu.wixsite.com/qerimhaxhiu/single-post/2017/12/10/Bajram-Haxhiu-patriot-i-shquar-shqiptar%C3%AB-dhe-luft%C3%ABtar%C3%AB-i-liris%C3%AB-s%C3%AB-atdheut|title=Bajram Haxhiu patriot i shquar shqiptarë dhe luftëtarë i lirisë së atdheut {{!}} Patriot {{!}} Qerim Haxhiu|work=Patriot {{!}} Qerim Haxhiu|access-date=2018-07-28|language=en}}{{Lidhje e thyer}}</ref>
 
Pas Luftës së Parë Botërore,Bajram Haxhiu u kthye në vendlindje në Lushnje,ku nuk e ndali veprimtarinë e tij patriotike kundër vendimeve antishqiptare të Konferencës së Parisit për copëtimin e Shqipërisë në favor të vëndeve fqinje.Kjo situatë e re politike shtroi para shqiptarëve detyrën e ruajtjes së Pavarësisë e cila ishte tronditur shumë nga shtetet ndërluftuese të Luftës së Parë Botërore si dhe qëndrimi i shteteve fqinjë.Për këtë duhej që shqiptarët të ruanin me çdo kusht tokat e teritorit të Shqipërisë dhe ndaj patriotët kërkuan mbledhjen e një kongresi kombëtar shqiptar,që tu bënte thirrje shqiptarëve që të ngriheshin në këmbë dhe ta mbronin me gjak atdheun.Mbledhjen e kongresit e morën përsipër patriotët e qytetit të Lushnjës duke filluar nga organizimi,sigurimi i qetësisë gjatë mbledhjes,garantimi i kushteve të delegatëve si dhe organizimi i forcave vullnetare të mbrojtjes deri në përfundimin e plotë me sukses të tij.Bajram Haxhiu ishte Anëtarë në Komisionin Nismëtar të Thirrjes dhe Organizimit të Kongresit të Lushnjës.Bajram Haxhiu ishte caktuar nga Komisioni Nismëtar me detyrën për shpërndarjen e postës në Durrës,Kavajë,Peqin dhe Elbasan.Haxhiu kontribuoj shumë në letërkëmbimin midis Aqif Pashë Elbasanit dhe personaliteteve të tjera.Ai u vu në shërbim të qeverisë që nxorri kongresi dhe e përkrahu atë gjatë gjithë kohës që ajo i qëndroi besnike vendimeve të Kongresit të Lushnjës.<ref>{{Cite news|url=https://qerimhaxhiu.wixsite.com/qerimhaxhiu/single-post/2017/12/10/Bajram-Haxhiu-patriot-i-shquar-shqiptar%C3%AB-dhe-luft%C3%ABtar%C3%AB-i-liris%C3%AB-s%C3%AB-atdheut|title=Bajram Haxhiu patriot i shquar shqiptarë dhe luftëtarë i lirisë së atdheut {{!}} Patriot {{!}} Qerim Haxhiu|work=Patriot {{!}} Qerim Haxhiu|access-date=2018-07-28|language=en}}{{Lidhje e thyer}}</ref>
 
Bajram Haxhiu përkrahu gjithashtu Luftën e Vlorës më 1920 për përzënien e ushtrive pushtuese italiane nga Shqipëria.Bajram Haxhiu në prill të vitit 1922 ishte anëtarë në komisionin e zgjedhjeve të para vendore për Bashkinë Lushnje.Në vitet ’30 Bajram Haxhiu punoi si tagrambledhës në Zyrën e Financave në Lushnje.Bajram Haxhiu ishte një besimtarë myslimanë i devotshëm dhe në vitet ’30 ka qënë një nga kontribuesit financiar për ndërtimin e Xhamisë së re të Lushnjes.<ref>{{Cite news|url=https://qerimhaxhiu.wixsite.com/qerimhaxhiu/single-post/2017/12/10/Bajram-Haxhiu-patriot-i-shquar-shqiptar%C3%AB-dhe-luft%C3%ABtar%C3%AB-i-liris%C3%AB-s%C3%AB-atdheut|title=Bajram Haxhiu patriot i shquar shqiptarë dhe luftëtarë i lirisë së atdheut {{!}} Patriot {{!}} Qerim Haxhiu|work=Patriot {{!}} Qerim Haxhiu|access-date=2018-07-28|language=en}}{{Lidhje e thyer}}</ref>