Content deleted Content added
v MajavahBot: U arkivua 1 diskutim pa ndërveprim për më shumë se 14 ditë te faqja Wikipedia:Kuvendi/Arkivi 23
v MajavahBot: U arkivua 1 diskutim pa ndërveprim për më shumë se 14 ditë te faqja Wikipedia:Kuvendi/Arkivi 23
Rreshti 14:
<!-- Skruani vetëm nën këtë vizë.-->
<!-- ________________________________________________________________________________________ -->
 
== Stemat e Kuvendeve ==
 
Përshëndetje!
 
Si faqe me rëndësi, ka qenë në vëmendjen e kahershme timen pasja e një steme të veçantë për faqen e Kuvendit. Pas ca bisedave me {{@|Arjanhalili}} një vullnetar në projekt nga Kosova me profesion skicues, krijuam një stemë për të. Stema paraqet dy njerëz shqiptarë, një burrë dhe një grua, të ulur pranë një sofre duke kuvenduar. Ky model mund të shërbejë thjesht si një ide sa për ta nisur e gjithsekush është i mirëpritur të japë nga një sugjerim sado të vogël ose dhe ndryshime rrënjësore duke ndryshuar dhe stilin krejtësisht dhe Arjani do të kujdeset t'i reflektojë në skicë. Do të doja një pjesëmarrje sa më masive në këtë temë duke qenë se nuk para ndodh shpesh të kemi skicues në dispozicion dhe bëhet fjalë për identitetin e një faqeje me rëndësi. Si pjesë e fushatës standardizuese mes projekteve shqipe, stema do të shërbejë për të gjitha kuvendet wiki shqiptare, pra respektivisht 8 versione të ndryshme të saj.
 
Ju rikujtoj se stema aktuale është thjesht një prerje nga stema zyrtare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
 
Për të rritur pjesëmarrjen në diskutim, po përmend disa vullnetarë me të cilët më ka rënë rasti të ndërveproj më shpesh këto kohë. Jeni të lutur të përmendni të tjerë.
 
{{@|Euriditi}} {{@|Liridon}} {{@|Sadsadas}} {{@|Berishasinan}} {{@|Drenisa}} {{@|Shqiperia2000}} {{@|Tiimiii}} {{@|Βατο}} {{@|Qendrimi15}} ju lutem, hidhini një sy stemave më poshtë e thoni mendimin tuaj.
 
<gallery mode=packed>
File:Stema për Kuvendin te Wikiburime.svg|thumb|Stema që mund të përdoret për Kuvendin te Wikiburimet shqip.
File:Stema për Kuvendin te Wikicitate.svg|thumb|Stema që mund të përdoret për Kuvendin te Wikicitatet shqip.
File:Stema për Kuvendin te Wikifjalori.svg|thumb|Stema që mund të përdoret për Kuvendin te Wikifjalori shqip.
File:Stema për Kuvendin te Wikilajme.svg|thumb|Stema që mund të përdoret për Kuvendin te Wikilajmet shqip.
File:Stema për Kuvendin te Wikilibra.svg|thumb|Stema që mund të përdoret për Kuvendin te Wikilibrat shqip.
File:Stema për Kuvendin te Wikipedia.svg|thumb|Stema që mund të përdoret për Kuvendin te Wikipedia shqip.
File:Stema për Kuvendin te Wikiudhëtime.svg|thumb|Stema që mund të përdoret për Kuvendin te Wikiudhëtimet shqip.
File:Stema për Kuvendin te Wikiversiteti.svg|thumb|Stema që mund të përdoret për Kuvendin te Wikiversiteti shqip.
</gallery> - [[Përdoruesi:Klein Muçi|Klein Muçi]] ([[Përdoruesi diskutim:Klein Muçi|diskutimet]]) 20 maj 2020 16:07 (CEST)
 
=== Diskutimi ===
{{@|Klein Muçi}} Pershendetje, eshte mir qe ke marr mundimin per te bere kete modernizim sebashku me {{@|Arjanhalili}}. Nga pikpamja ime, do t doja qe femra te kishe pak me shum fytyr femerore. Gjithsesi ideja eshte e mir dhe shqiptare, pozitive, por sikur t behej nje modifikim i vogel te pjesa qe permenda do ishte m bukur. Uroj qe te mos ofendoheni nga kjo qe thash :):)– [[Përdoruesi:Sadsadas|Sadsadas]] ([[Përdoruesi diskutim:Sadsadas|diskutimet]]) 20 maj 2020 19:35 (CEST)
 
:Pershendetje {{@|Sadsadas}}, faleminderit shume per komentin. Patjeter qe do ta provoj ta modifikoj fytyren e femres, kur kam filluar ta realizoj sic duket kam mbetur tek mendimi i seriozitet qe ka Kuvendi dhe per ate se per cka do te perdoret, e per kete ndoshta femra na ka dal bajagi e "veshtire" :P. Merendsi eshte qe te jemi ne rregull sa i perket konceptit dhe si eshte realizuar ne pergjithesi, perndryshe {{@|Klein Muçi}} me ka ndihmuar shume si fillestar ne Wikipedia, keshtu qe po e shfrytezoj kete koment edhe per te ju thene qe mund te ju ndihmoj edhe ne aspektin vizuel per cfaredo qe keni nevoje ne kete komunitet :)--[[Përdoruesi:Arjanhalili|Arjanhalili]] ([[Përdoruesi diskutim:Arjanhalili|diskutimet]]) 20 maj 2020 20:45 (CEST)
 
::Të falenderoj shum {{@|Arjanhalili}} per kontributin ktu. {{@|Klein Muçi}} m ka ndihmuar edhe mua shum ketu, keshtu q kete e kemi te perbashket. Si ide, e thash q eshte shum e mir, veshtje tradicionale, sofra gjithcka e bukur, por syrin ma prishi pak fare ajo q t thash m lart, por edhe sikur te dy te ishin me te rinje ne fytyre dhe mosh, do te ishte perfekt fare. – [[Përdoruesi:Sadsadas|Sadsadas]] ([[Përdoruesi diskutim:Sadsadas|diskutimet]]) 20 maj 2020 20:55 (CEST)
 
:::{{@|Sadsadas}} {{@|Arjanhalili}} ju falenderoj për konsideratën. :) Në fakt ky ishte dhe komenti im fillestar në lidhje me stemën. "Ngrysja" që rrezatojnë personazhet e bëjnë të duket paksa më serioze seç duhet hapësirën e Kuvendit. Është e vërtetë që ne e trajtojmë me respekt si hapësirë dhe mundohemi t'i trajtojmë paksa me solemnitet vendimet që mund të merren këtu. Ama duhet pasur parasysh që mbetet një faqe për diskutime të përgjithshme rreth projekteve wiki dhe fryma e përgjithshme e këtyre projekteve zakonisht lidhet me fjalët "zhvillim, liberalizëm, eufori, rini, entuziazëm" e të tjera fjalë të ngjashme. Nga ana tjetër, duke u përpjekur të përçojmë idenë e "kuvendimit", stema përçon ca mesazhe në krah disi të kundërt me atë frymë dhe ndërlidhet estetikisht me fjalë si "traditë, konservatorizëm, maturi"...
 
:::Përveç kësaj, unë kisha dhe një kritikë të dytë. Mbase jam lidhur padashje shumë me stemën aktuale por më duket sikur modeli me dy njerëzit më sipër ngjan më shumë me një fotografi se sa një stemë të mirëfilltë. Ka kaq shumë detaje brenda sa dështon në përçimin e imazhit klasik të një steme. Mbase jam shumë minimalist në shije unë.
 
:::Të them të drejtën, u mundova t'i sugjeroja ndonjë ndryshim konkret Arjanit kur e pashë për të adresuar këto dy komentet më sipër. Diskutuam jo të shtonim ngjyra, jo të shtonim njerëzit... Si përfundimr s'ia dola dot të gjeja diçka specifike që mund t'ia thoja për të vënë në jetë ndryshimet që kërkoja të shihja e kështu "u dorëzova" e vendosa ta prezantoj e të pyes për mendime këtu. - [[Përdoruesi:Klein Muçi|Klein Muçi]] ([[Përdoruesi diskutim:Klein Muçi|diskutimet]]) 21 maj 2020 00:39 (CEST)
 
Përshëndetje! Ju përgëzoj për idenë dhe motivin për të krijuar një stemë kaq TË MADHE. Pasi e pashë edhe diskutimin më sipër, jam i një mendjeje që stema të bëhej me ngjyra, ndoshta edhe të ketë më shumë njerëz, ose meqë me emrin "Kuvendi" e kemi nënkuptuar atë mbledhjen ku tradicionalisht tubohen burrat për të marrë vendime dhe gratë, zakonisht nuk marrin pjesë... të vihen vetëm figura që prezantojnë burra. Por, kjo do të ishte shumë... e padrejtë, të themi. Unë e kuptoj qëllimin e mirë të emrit "Kuvendi", se fundja është vendi ku kuvendohet, ku diskutohet pa dallim gjinie, ose ndonjë dallim tjetër.
 
Në ditët e sotme, me fjalën "kuvend", nënkuptohet institucioni shtetëror ku po ashtu bëhen diskutime në lidhje me vendimet që duhet t'i ndërmarrë shteti në atë rast dhe, njëlloj sikur këtu, në diskutim merr pjesë, në masë të madhe, edhe gjinia femërore, andaj do të ishte e padrejtë. Në gjuhët e tjera për këtë "vend" kanë përdorur terma si: "Bari", "Salloni", "Kafeteria", ose diçka të këtij tipi, domethënë diçka më të butë, se sado serioze të duket marrja e vendimeve këtu, siç tha edhe {{@|Klein Muçi}} aty bëhen diskutime të zakonshme, të përgjithshme. Sidoqoftë, përveçse fytyrat e tyre duken kaq shumë serioze, sikur po flasin për të marrë hak për dikë të vrarë apo ku ta di unë, që është tipike shqiptare, figurat duhet të përfaqësojnë më shumë të rinjtë.
 
Unë do të thosha, të paraqiteshin disa të rinj, meshkuj dhe femra, me veshje tradicionale, me një sofër përpara, tamam sikur te kjo stema që po propozohet; të jetë me ngjyra dhe... asgjë më shumë. – [[Përdoruesi:Berishasinan|Berishasinan]] ([[Përdoruesi diskutim:Berishasinan|diskutimet]]) 21 maj 2020 13:13 (CEST)
:Përshëndetje! Është punim shumë i bukur {{@|Arjanhalili}} {{@|Klein Muçi}}. Edhe unë mendoj se duhet të ketë më shumë njerëz, mundësisht me veshje tradicionale të ndryshme edhe me ngjyra. Ju falenderoj për përpjekjen. – [[Përdoruesi:Βατο|Βατο]] ([[Përdoruesi diskutim:Βατο|diskutimet]]) 21 maj 2020 18:57 (CEST)
::Faleminderit shume per komentet. E kam te kjarte kerkesen dhe sa te mbaroj disa projekte te mia qe kam nisur me heret, do te ulem e ti realizoj keto qe kemi diskuatuar. Ndegjohemi--[[Përdoruesi:Arjanhalili|Arjanhalili]] ([[Përdoruesi diskutim:Arjanhalili|diskutimet]]) 31 maj 2020 00:07 (CEST)
:::Shume ide e mire kjo. Une do shtoja, gjithmone nqs eshte e mundur dhe pa lodhje te madhe, ngjyra dhe fytyrat do ti beja me te qeshura. [[Përdoruesi:Ktrimi991|Ktrimi991]] ([[Përdoruesi diskutim:Ktrimi991|diskutimet]]) 31 maj 2020 15:22 (CEST)
::::{{@|Arjanhalili}} hidhi një sy "Kuvendeve" të tjera në gjuhë të tjera që të krijosh një ide pak a shumë më të qartë për atmosferën që ekziston në këto lloj faqesh. I gjen te lidhjet majtas. Mund të të shërbejnë si frymëzim. :) - [[Përdoruesi:Klein Muçi|Klein Muçi]] ([[Përdoruesi diskutim:Klein Muçi|diskutimet]]) 31 maj 2020 21:38 (CEST)
=== Stema e re ===
 
[[File:Stema për Kuvendin e projekteve Wiki shqip.png|frameless]]
 
Kjo është stema e re e propozuar nga Arjanhalili pas diskutimit të mësipërm. I lutemi gjithësecilit të japë mendimin e tij. Stema e re përfshin ngjyra, më shumë njerëz (një familje) dhe është e njëtrajtshme për të gjitha Kuvendet. - [[Përdoruesi:Klein Muçi|Klein Muçi]] ([[Përdoruesi diskutim:Klein Muçi|diskutimet]]) 21 korrik 2020 15:21 (CEST)
:{{@|Sadsadas}} {{@|Berishasinan}} {{@|Ktrimi991}} po ju etiketoj si përdoruesit që morët pjesë në diskutimin e kaluar. :) - [[Përdoruesi:Klein Muçi|Klein Muçi]] ([[Përdoruesi diskutim:Klein Muçi|diskutimet]]) 23 korrik 2020 12:42 (CEST)
::{{@|Βατο}} dhe ti. :P :) - [[Përdoruesi:Klein Muçi|Klein Muçi]] ([[Përdoruesi diskutim:Klein Muçi|diskutimet]]) 23 korrik 2020 12:45 (CEST)
 
::: Përshëndetje {{@|Klein Muçi}} më bëhet qejfi për nismën e marrë, është me shumë vlerë përshtatja jo vetëm e logos së Kuvëndit por ndoshta edhe ilustrime të tjera me vënd për artikujt enciklopedikë si për shëmbull harta të vendbanimeve ilire/epiriote/arbërore/shqiptare të banuara në kohë të ndryshme të mbretërive, fiseve, principatave, pashalleqeve etj dhe heraldikat e lidhura me to (për aq sa njihet). Në lidhje me stemën e kuvëndit do doja të shprehja mendimin tim, jo nga ana e dizajnit (nuk jam i kësaj fushe) por nga ana kompozicionale. Ne plan të parë dalloj dy probleme:
::: 1. Stema nuk është gjithëpërfshirëse. Dallohen veshje të përdorura nga pjesa veriore e shqipëtarëve, por kaq nuk mjafton. [[Fustanella]] që është krenari kombëtare nuk pasqyrohet. Kështu mund të kishte veshje [https://www.calabriamagnifica.it/wp-content/uploads/2020/01/arbereshe-min.jpg arbëreshe], çame ([https://www.cameriaime.com/wp-content/uploads/2011/05/5-veshje-came.jpg mashkull] / [https://www.cameriaime.com/wp-content/uploads/2011/05/3-veshje-came.jpg femer]), [https://turistnekorce.files.wordpress.com/2016/06/aa07.jpg korçare],  [http://www.radiandradi.com/wp-content/uploads/2014/08/xhubleta.004-malesi-e-madhe.jpg xhubleta] [[Veshjet tradicionale shqiptare|e shumë të tjera]]. Do të ishte mirë që një çift të kishte veshje të shqiptarëve të pjesës veriore dhe tjetri të pjesës jugore.
::: 2. Përdorimi i sofrës është i tepërt dhe anakronik. Për mendimin tim duhet të hiqet. Jo më kot pasqyrime të [https://www.ikvi.at/wp-content/uploads/2015/07/Kuvendi_Lezhes1.jpg Lidhjes së Lezhës] apo [https://upload.wikimedia.org/wikipedia/sq/8/88/LidhjaPrizrenit.jpg Lidhjes së Prizrenit] nuk kane sofren si element, por rrethin si simbol bashkimi.
::: Gjithësesi iu përgëzoj e iu uroj punë të mbarë! --'''[[Përdoruesi:Euriditi|<font style="text-shadow:#000 0.1em 0.1em 0.1em; background: #C44747; color:white;l">&nbsp;Euriditi&nbsp;</font>]]''' 23 korrik 2020 21:26 (CEST)
::::{{@|Euriditi}} ke të drejtë në arsyetim. Ideja fillestare ishte për një çift burrash (më shumë silueta kostumesh se sa njerëz të mirëfilltë) nga veriu e jugu që kuvendonin. Kur filluam ta vinim në letër, po mendonim që mbase në ditët tona mirë do të ishte të mos kishim vetëm dy burra duke kuvenduar, për barazi gjinore. Me futjen e gruas në lojë, çifti kaloi në një çift bashkëshortësh si ide dhe vinte natyrshëm që të ishin nga e njëjta krahinë. Anëtarët e tjerë më sipër kërkuan më shumë njerëz dhe ngjyra dhe arritëm në versionin e fundit me një familje të tërë veriore duke kuvenduar rreth sofrës (duhej një strukturë që të shërbente si fushë për të shkruar emrin). Por po, dhe unë jam dakord me çfarë thua për gjithëpërfshirjen. (Për sofrën jam asnjanës.) Nëse ke ndonjë ide se si mund të jetë e reja konkretisht, do të na ndihmoje goxha në punë. :) - [[Përdoruesi:Klein Muçi|Klein Muçi]] ([[Përdoruesi diskutim:Klein Muçi|diskutimet]]) 24 korrik 2020 05:04 (CEST)
:::::Sa për ilustrime të tjera, jam shumë dakord. Po punoja me medaljet këto ditë dhe po kërkoja ndihmë në "Commons" për të sjellë medalje të tjera. Sikur të kishim mundësi t'i skiconim vetë, do të ishte shumë me e thjeshtë. Praktikisht ilustrimet nevojiten e ndihmojnë kudo. - [[Përdoruesi:Klein Muçi|Klein Muçi]] ([[Përdoruesi diskutim:Klein Muçi|diskutimet]]) 24 korrik 2020 05:11 (CEST)
Mua më pëlqen goxha kjo stema e re. Tani që është me ngjyra sikur duket më e gjallë. Më pëlqen se burri dhe gruaja nuk janë paraqitur si shumë të moçëm dhe po ashtu duket sikur ata po dëgjojnë fjalën e të birit, gjë që, për mendimin tim, është shumë e rëndësishme.
Për veshjet jam neutral, ndërsa e mbështes paraqitjen e sofrës. Në familjet shqiptare, zakonisht, bisedimet bëhen kur anëtarët e familjes tubohen rreth sofrës. Po ashtu më pëlqen që stema është gjithpërfshirëse (për Wikipedia dhe simotrat e saj). – [[Përdoruesi:Berishasinan|Berishasinan]] ([[Përdoruesi diskutim:Berishasinan|diskutimet]]) 26 korrik 2020 10:14 (CEST)
:Pershendetje {{@|Euriditi}} faleminderit shume per komentet. Pajtohem gjithsesi qe veshjet duhet te kene detaje reale, kjo ka qene edhe si brenge kur kam filluar ti punoj pasi qe vetem i kam punuar qe keto veshje te asociojne me veshje shqipetare ne pergjithesi por jo me ndonje veshje konkrete ashtu sic po i shoh tani ne fotografi, normalisht qe kjo na ndihmon tani edhe kemi pamje me te mire te gjithe kesaj. Si perfundim a jemi te pajtimit qe kete version ta modifikojme me detaje te veshjeve qe na ke derguar me larte, e po ashtu ta provojme nje version si duket edhe pa sofer, per kete pjese edhe une nuk jam i sigurte se si do te duken pa sofer, them ndoshta se mund te duken pak "cuditshem", por mund ta provojme. Nese jemi dakord qe t'i bejme keto ndryshime ateher ulem dhe i rregulloj, e di qe te gjithe nuk mund te jemi te kenaqur ndoshta 100%, por gjithsesi mund ta gjejme nje mes :).
 
::Përshëndetje {{@|Arjanhalili}}
 
:: Të vlerësoj për iniciativën! Është një punë vullnetare që ke ndermarrë ku shpërblimi i vetëm është ndienja e gëzimit dhe krenarisë kur të hapësh faqen e Kuvendit edhe pas 5 apo 10 vitesh e të shohësh këtë ilustrim që ke punuar ti vetë (më i ri).
 
:: Prandaj nuk është çështja vetëm ç'thonë disa njerëz ketu, por edhe çdo të thonë Wikipedianë të tjerë pas 5 apo 10 vitesh.
 
:: Për mendimin tim, ilustrimi quhet i plotë nëse:
 
:: 1. Ka larmi kostumesh tradicionalë. Përfaqësohen treva të ndryshme.
 
:: 2. Largimi nga ideja e të qëndruarit në një sofër këmbëkryq. Shumëkush mund të mendojë se kjo është tradita tonë, por në fakt është mbishtresëzim kulturor i ardhur prej kombeve aziatike (Persëve) përmes pushtimit osman. Të qëndruarit në sofër këmbëkryq është përdorur edhe prej mylsimanëve edhe prej të krishterëve por në vetvete nuk është pjesë e identitit kulturor shqiptar. Është huazim, njëlloj si [[Jeans|xhinset]] sot (nuk besoj se i shkon mëndja njeriu ti prezantoje personat të veshur me xhinse por me veshje tradicionale).
 
:: 3. Kompozimi duhet të përmbajë disa figura. Me 4 veta është e vështirë të krijosh idenë e rrethit, kështuqë ndoshta do duhen më shumë se 4.
 
:: Sugjerime (nëse ti i shikon të arsyeshme):
 
:: 1. Kombinim i pozicioneve të qëndrimit të personave. Disa mund të paraqiten të ulur shesh, e ndonjë mbi njëfarë "platforme" rrethanore. Psh. Wikipedia gjermane përdor [https://de.wikipedia.org/wiki/Wikipedia:Projektdiskussion#/media/Datei:Occupy_Wall_Street_Group_Discussion_2011_Shankbone.JPG këtë foto] tek [[:de:Wikipedia:Projektdiskussion|Kuvendi i tyre]].
 
:: 2. Personat e paraqitur të kenë shprehi se po marrin pjesë në diskutim.
 
:: E di që ndoshta mund të kërkojë më tepër punë, por puna për Komunitetin e Wikipedisë nuk është kurrë kohë e humbur! Të inkurajoj t'a çosh deri në fund këtë dhe të uroj punë të mbarë! --'''[[Përdoruesi:Euriditi|<font style="text-shadow:#000 0.1em 0.1em 0.1em; background: #C44747; color:white;l">&nbsp;Euriditi&nbsp;</font>]]''' 7 gusht 2020 22:19 (CEST)
 
== Punime te moduli i referimeve ==