Bashkia Gramsh: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
+foto #WPWPSQ #WPWP
Rreshti 48:
 
Klima: Rrethi i Gramshit futet në zonën klimatike mesdhetare kodrinore nënzona jugperëndimore që shtrihet deri në 800-1000m mbi nivelin e detit dhe në zonën klimatike mesdhetare malore nënzona juglindore pjesa e sipërme e relievit deri në lartësinë 2373m. Temperatura mesatare e ajrit është 12.3oC-15.1oC për Zonat e ulëta dhe 9.5oC-10.9oc për zonën malore. Mund të themi se temperatura mesatare eajrit është/varion nga 12.3oC deri 15.1oC për zonat e ulëta dhe 9.5 oC deri 10.9 oC për zonat malore. Niveli i reshjeve varion, por mestarje e tyre është afërsisht 1200 mm shi në vit. Reshjet më së shumti janë në formë në shiut, por në zonat malore bien edhe reshje dëbore të cilat qëndrojnë pa shkrirë 2 deri në 3 muaj në vit. Reshjet më së shumti janë të përqëndruara në stinën e dimrit, vërehet një maksimum në nëntor dhe një minimum në korrik. Kushtet klimatike në përgjithësi janë të përshtatshme për zhvillimin ekonomik,sidomos atij bujqësor dhe blektorial, pasi sic e theksuam edhe më lart temperaturat janë optimale, gjithashtu eddhe reshjet janë të mjaftueshme. Shumë mirë këto reshje mund të shfrytëzohen për rritjen e kulturave bujqësore, pasi ajo lejon që të paktën në lartësitë më të vogla të merren edhe dy produkte bujqësore në vit, por gjithsesi ndihet nevoja e ujitjes artificiale sidomos në periudhën me reshje të pakëta, gjë e cila mund të rregullohet nëpërmjet shfrytëzimit të lumit të Devollit, ku në bazë të tij janë ngritur një rrjet kanalesh ujitëse, në kohën para viteve ‘90 rreth 30% e sipërfaqes së rrethit u vendos nën ujë. Gjthashtu një klimë e tillë ndikon pozitivisht edhe mbi shëndetin e njeriut, sidomos nbi luginën e Devollit, prandaj përqëndrimet e popullsisë janë më të mëdha mbi të ose shumë afër tij.
[[Skeda:Ujëvara e Sotirës, Sotira Waterfall.jpg|parapamje|250px|Ujëvara e Sotirës]]
 
'''Hidrografia''': Rrethi i Gramshit ka një hidrografi të pasur si me ujëra sipërfaqësore ashtu edhe nëntokësore, edhe pse burimet aktive gjithëvjetore janë të dendura vetëm nga lartësitë 1000 m mbi nivelin e detit, ndërsa në zonën e poshtme ato janë të rralla. Këtu mund të përmendim dy lumenjtë kryesorë të rrethit Devolli me gjatësi breda tij 49km dhe Tomorrica me një gjatësi prej 14km, gjithashtu janë të pranishme edhe disa lumenj të tjerë, por më të vegjël si ai i Holtës, Lenies, etj. Ndër liqenet mund të përmendim më të rëndësishmin prej tyre, liqenin e Dushkut me sipërfaqe prej 1km2. Në rrëzë të malit të Tomorrit gjendet burimi i Kerpices, që furnizon qytetin e Gramshit dhe shumë fshatra në të cilat kalojnë tubacionet e ujit të pijshëm, por edhe më gjërë, me ujë të pijshëm. Mund të themi se vetëm gjysma e tij shfrytëzohet për ujë të pijshëm, pjesa tjetër shfrytezohet per prodhimin e energjise ne hidrocentralin e Kerpices. Gjithashtu, të pakëta por jo të parëndësishme janë dhe ujërat termale, të cilat kanë një shfrytëzim të kufizuar vetëm për popullsinë e zonës. Pra duke bërë një vlerësim të hidrografisë, mund të themi se ky rreth është mjaft i pasur me ujëra,si për të pirë, për ujitje dhe për aktivitete të ndryshme të ekonomisë siç mund të përmendim mullinjtë e bluarjes së miellit, të cilët përdorin ujin e rrjedhshëm 24 h për ushtrimin e aktivitetit të tyre punues. U bënë tashmë 8-9 vjet që qyteti i Gramshit ka ujë 24 h në ditë.