Ndryshimi mes inspektimeve të "Kokaj"

16 bytes added ,  2 muaj më parë
v
ska përmbledhje të redaktimeve
v
Etiketa: përpunim burimi 2017
'''Kokaj''' është një fshat në [[Malet e Karadakut]] (Malet e Zeza), [[Gjilan]], [[Kosovë]]. Vendbanimi Kokaj shtrihet në juglindje të territorit të Komunës së Gjilanit, gjegjësisht në skajin juglindor të territorit të Kosovës. Ky vendbanim i vendosur thellë në Malet e Karadakut është 18 km larg Gjilanit (12,2 km vija ajrore nga qendra e Gjilanit dhe 10,20 km nga qendra e Preshevës dhe 17 km nga Bujanoci). Fshat kodrinor-malor i tipit të shpërndarë, i vendosur në shpatijet e Maleve të Karadakut, në gjerësinë gjeografike veriore prej 42° 23' 26" dhe 21° 34' 46" të gjatësisë gjeografike lindore. Vendbanimin Kokaj e përbëjnë tri lagje : Lagjja e Poshtme, Lagjja e Epërme dhe në mes të tyre Lagja e Gurinës. Për nga lartësia mbidetare dallojnë lagjet njëra prej tjetrës. Nga 650 m lagjja e Poshtme, 700 m e Gurinës dhe 750-800 ajo e Epërmja. maja më e lartë arrin 860 m lartësi mbidetare.
 
Territori i fshatit Kokaj kufizohet me atë të Llocës në veri, të Sllubicës në lindje, në jug me Magjeren dhe Ranatocin (që i takojnë komunë së Preshevës) e në perëndim me territorin e Myqëbabës dhe Buricës. Ndryshe territori i fshatit Kokaj shtrihet nga Lumi i Sllubicës në lindje, deri te Lumi Llapusha (Lapushnica) në perëndim dhe nga Kodra e Lestes (Llocë) në veri deri te vendi i ashtuquajtur ZllatareZalltare(arë-ranisht) në jug (Ranatoci). Sipërfaqja e përgjithshme e territorit të fshatit Kokaj është 402,52 ha.
 
Fshati Kokaj i takon Bashkësisë Lokale të Pogragjës. E tërë Bashkësia Lokale e Pogragjës ka një sipërfaqe prej 50 km² ose 9,7 % të territorit të komunës, në vitin [[1981]] përbënte 4,3 % të tërë numrit të banorëve të komunës, ndërsa pas luftës edhe pjesëmarrja e popullsisë është edhe më e vogël. Komuna e Gjilanit ka territor prej 253 km² dhe rreth 130.000 banor (vlerësim viti 2003).
 
Si vendbanim është krijuar para dy shekujve kur banorët e parë erdhën nga vendbanimi i Sanxhakut të [[Nish]]it, [[Klaiq]]. Fshati Kokaj përbëhet prej tri lagjeve të ndara njëra nga tjetra, e ato janë : MahallaMëhalla e Poshtme, MahallaMëhalla e Epërme dhe në mes tyre shtrihet Gurina, ku edhe është shkolla e fshatit e ndërtuar në vitin [[1967]], me iniciativën e plakut Nezir Haliti.<ref>I. Azizi, Ndryshimet socio-ekonomike të BL të Pogragjës. Punim diplome, FSHMN, Prishtnë 1986</ref>
 
== Relievi ==