[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
U zëvendësua Azem_Bejta.jpg me Azem_Galica_and_Shota_Galica.jpg
v Rregullime automatike të gabimeve me referimet
Rreshti 35:
 
== Biografia<ref>{{Cite journal|last=Galica|first=J.P.|date=1998-06-01|title=Development of flame retardant PV module encapsulants: Volume 1. Final report|url=http://dx.doi.org/10.2172/676950}}</ref>==
U lind në dhjetor të 1889 në [[Galica (Vushtrri)|Galicë]] (asokohe pjesë e pesë bajrakëve të [[Drenica|Drenicës]]), i biri i Bejtes (Bejtullahut) dhe Sherifes së Kurt Selacit - nga martesa e parë e të atit kishte dy vëllezër, Seferin dhe Zenelin,<ref>{{Cite book|title=Shota dhe Azem Galica|last=Haxhiu|first=Ajet|publisher=8 nëntori|year=1982|isbn=|location=Tiranë|pages=6|oclc=255488782|ref=harvnb}}</ref> ndërsa të një barku kishte motrën Mihanën dhe vëllain e vogël, Ademin. Më 1906 në një revoltë lokale kundër Shemsi Pashës, mbeti i vrarë i zoti i shtëpisë, Bejta. Kjo ngjarje dhe ndeja ndër oda e burrëruan parakohe Azemin.
 
Më 1910 Azemi rroku armët për të marrë pjesë në [[Kryengritja e vitit 1910|kryengritjen e përgjithshme]] në [[Vilajeti i Kosovës|Vilajetin e Kosovës]].<ref>{{Harvnb|Haxhiu|1982|pages=7-8}}.</ref> Në vazhdë të kryengritjeve kundër regjimit xhonturk qe me drenicakët që shkuan pas [[Isa Boletini|Isa Boletinit]], përkrah të cilit luftoi në [[Komuna e Mitrovicës|Mitrovicë]] kundër ushtrisë serbe kur shpërtheu [[Lufta e Parë Ballkanike]],<ref name=":0">{{Cite book|title=Kujtime, nga fundi i sundimit osman në Luftën e Vlorës|last=Vlora|first=Syrja bej|authorlink=Syrja bej Vlora|publisher=Iceberg|year=2013|origyear=1921-1925|isbn=978-9928-4140-4-5|location=Tiranë|pages=238|translator=[[Ali Asllani]]}}</ref> në frontin e Podujevës dhe më pas në malet e Drenicës.<ref>{{Harvnb|Haxhiu|1982|page=25}}.</ref>