Beteja e Koshares: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 71:
 
== Historia ==
Thyerja e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë më 9 prill 1999, shënoi jo vetëm një fitore morale për [[UÇK]]-në, por ajo i hapi rrugë furnizimit me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona të luftës në brendësi të Kosovës. Triumfi i luftëtarëve nga mbarë trojet e Kosovësshqiptare, të bashkuar në Brigadën 138, në krye të së cilës ishte komandanti [[Agim Ramadani]], bëri që të shembet muri gati 100 vjeçar i vënë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Beteja e Koshares ishte njëra ndër hallkat më të fuqishme në zinxhirin e pakëputshëm të historisë kombëtare dhe si e tillë do të përkujtohet gjithmonë ndër shqiptarë.
 
Më 9 Prill të vitit 1999 në orën 5:00 të mëngjesit, 120 luftëtarë të UÇK-së e thyen kufirin dhe sulmuan batalionin e 53-të kufitar të Brigadës 549 Jugosllave, e cila përkrahej nga policia serbe, ushtarët serbë dhe mercenarët rusë. Luftimet e ashpra zgjatën 6 orë. Nga ana e UÇK-së ranë dëshmorë 4 luftëtarë dhe u plagos 1, kurse nga ana e Ushtrisë Jugosllave u vranë 23 ushtarë serbë.