[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v →‎Referimet: Referencat -> Referimet duke përdorur AWB
v Rregullime automatike të gabimeve me referimet
Rreshti 18:
== Biografia ==
U lind në Shkodër, i biri i Gjonit dhe Luçie Fishtës më 3 nëntor 1891. Tri klasët e para të fillores i kreu në një shkollë italiane. Nga klasa e katërt e më tej, studioi në Kolegjën Saveriane, drejtuar nga jezuitët. Studimet e larta i kreu në Insbruk të Austrisë më 1916, ku bashkë me [[Aleksandër Sirdani|Sirdanin]] e Gazullin, si shumë meshtarë të tjerë u dhanë shumë mbas gjuhësisë. Po në këtë vit u shugurua prift. U kthye menjëherë në atdhe e pikërisht në vendlindje. Çoi meshën e parë në kishën e Zojës në Shkodër më 26 prill 1916.
Nisi shërbimin si sekretar i Imzot Serreqit dhe si zëvendës-famullitar, deri në vitin 1922. Në këtë vit u emërua famullitar i Malit të Jushit, prej nga vijoi shërbimin meshtarak në [[Bogë]], për të kaluar më pas në Shkrel e Sheldî. Shkroi melodramat e para të letërsisë shqipe "''Ora e Shqypnisë''", "''Hijet e zeza''"; "''Rrethimi i Shkodrës''", "''Rozafa''" etj, të cilat u vunë në skenën e teatrit të jezuitëve në Shkodër e më vonë edhe në teatrin e Tiranës e vijuan të lexoheshin, edhe kur nuk mund të viheshin më në skenë, sepse të ndaluara nga regjimi komunist. Tragjedia e Poetit të Ambëlsisë, kishte fillue ndoshta qysh me 16 gusht 1944 gjatë meshës në Kishën e Shirokës, ditën e Shën Rrokut, kur iu drejtua besimtarëve:<ref>{{Cite web|url=http://www.zemrashqiptare.net/news/id_2779/In-memoriam-Bylbyli-i-Shkodres-%E2%80%93-Dom-Ndre-Zadeja.html|title=Bylbyli i Shkodres – Dom Ndre Zadeja|website=zemrashqiptare.net|last=[[Pjetër Pepa]]|publisher=albanovaonline.com|date=31 mars 2008}}</ref><blockquote>“''Dy fjalë i kam sot me ju, sidomos me ju, o të rij. Një re e zezë me një ideologji të kuqe po vjen mbi kokat tueja. Ajo ka ndërmend të shprazet mbi ju, por atëherë s'keni për të pasë shka me i ba, veç me bajtë e me i sprovue të këqijat, se përveç të zezave të tjera që ka, ajo mohon edhe Zotin''."</blockquote>Pas hyrjes së regjimit komunist, u arrestua më 4 shkurt 1945. U pushkatua te varrezat e Rrmajit më 25 mars 1945.<ref>{{Cite book|title=Shqipëria dhe tokat e lirueme (1939-1946)|last=Gurakuqi|first=Romeo|publisher=Jozef|year=2018|isbn=9928-241-84-8|location=Durrës|pages=995|ref=harvnb}}</ref>
 
== Vepra ==