[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v →‎Referimet: Referencat -> Referimet duke përdorur AWB
v Rregullime automatike të gabimeve me referimet
Rreshti 15:
 
== Biografia ==
U lind më 1917 në një familje qytetare me prejardhje nga [[Gjakova]], i biri i Kolës së Dedë Jakovës.<ref>{{Cite book|title=Prenkë Jakova, jeta dhe veprimtaria muzikore|last=Alibali|first=Isa|publisher=Idromeno|year=2005|isbn=9992784172|location=Shkodër|pages=13, 16|ref=harvnb}}</ref> Gjyshi i tij, Deda, qe i dhënë pas muzikës dhe i binte klarinetës në Kolegjin Saverian. I ati, Kola, qe pjesëmarrës dhe organizator në frontin e [[Lufta e Koplikut|Luftës së Koplikut]]. Prenka kishte edhe dy vëllezër, [[Dedë Jakova|Dedën]] dhe Çeskun, që do të bëheshin fotograf dhe muzikant përkatësisht.
 
Jakova ndoqi shkollën fillore në vitet 1924-1929 në shkollën ''Skenderbeg,''<ref>{{Harvnb|Alibali|2005|page=15}}.</ref> dhe më pas vijoi në liceun ''[[Illyricum (shkollë)|Illyricum]]'' në qytetin e lindjes, ku ndër të tjerë i dha mësim edhe Át [[Martin Gjoka]]. Gjatë shkollimit të mesëm, kaloi nga liceu në gjimnazin e përgjithshëm të Shkodrës, të cilin e kreu më 1935. Gjatë shkollës qe anëtar i bandës së shkollë dhe me nxitjen e të atit nisi të aktronte në shoqëritë teatrore ''Bogdani'' dhe ''Vllaznia''. Më tej banda e shkollës u shndërrua në bandën e qytetit dhe Jakova qe klarinetisti i saj. Gjatë kësaj periudhe Jakova nisi të shkruante motive muzikore mbështetur në motivet e këngëve popullore të mirënjohura, ndër të cilat ''Delja rudë'', ''Hajredini'', ''Besa e një trimi'' dhe ''Shkoj e vi flutrim si zogu.''