[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
v Rregullime automatike të gabimeve me referimet
Rreshti 3:
 
==Biografia==
Lindi nё [[Mitrovica|Mitrovicё]] më 21 shkurt 1904 si djali i pestë, ndër shtatë djemt e [[Ibrahim Deva|Ibrahim agë Devës]] dhe Esmës nga familja Osmani. I ati i Xhaferrit ishte me origjinë nga [[Deva (Gjakovë)|Deva]], kishte jetuar e punuar në [[Nishi|Nish]], ku kishte qenë ndër tregtarët më të njohur<ref name=":0">{{Cite book|title=[[Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet]]|last=Dervishi|first=Kastriot|publisher=55|year=2012|isbn=9789994356225|location=Tiranë|pages=29, 111|ref=harvnb}}</ref> dhe vijoi veprimtarinë e tij si grosist druri edhe në vendbanimin e ri ku u vendos si ''muhaxhir''.
 
Mësimet fillestare i kreu në Mitrovicë, dhe të mesmen në Selanik para Luftës Ballkanike. Më pas vazhdoi shkollimin e tij në [[Stamboll]] në "[[Kolegji Robert|Robert College]]" për tregti - shkolla më e vjetër amerikane jashtë territorit të [[Shtetet e Bashkuara të Amerikës|Shteteve të Bashkuara]], që në gjuhën turke quhet: ''İstanbul Amerikan Robert Lisesi'', ku mësoi anglishten. Ndoqi kurse për Pyjëtari në [[Vjena|Vjenë]].