[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Rregullime automatike të gabimeve me referimet
Rreshti 17:
 
== Biografia ==
I pagëzuar Prekë, lindi më [[28 gusht]] [[1924]], i biri i GjetoTomës dhe Luke Miraj, u lind nga e ëma në një zabel në tëbanin e tyre në bjeshkë.<ref name=":02">{{Cite book|title=Provinça Françeskane Shqiptare|last=Kurti|first=P. Donat|authorlink=Donat Kurti|publisher=Botime Françeskane|language=sq|year=2003|origyear=1965|isbn=99927-789-1-1|location=Shkodër|pages=126|ref=harvnb}}</ref><ref name=":0">{{Cite book|title=Saga e fëmijnisë: un që jetova shum shekuj|last=Pllumi|first=P. Zef|publisher=Botime Françeskane|language=sq|year=2009|isbn=9789995670191|editor-last=Shamku|editor-first=Ledi|editor-link=Enkelejda Shkreli|location=Shkodër|pages=}}</ref> Malësorët që kishin rënë me kohë në ultësirë venin të veronin në bjeshkë për t'iu shmangur verës pranë zonave bregdetare të pabonifikuara. Fisi i Prekës kishte tëbanin në Qafë të Tëthores së [[Bogë]]s, mes Shkrelit dhe [[Komuna Shalë|Shalës]]. Gjatë fëmijërisë takoi P. [[Gjergj Fishta|Gjergj Fishtën]] dhe P. [[Anton Harapi]]n që i kishin ardhur miq te tëbani i tyre ndër bjeshkë. Shtati dhe prania imponuese e të parit dhe çehrja prej asketi e të dytit lanë mbresat të cilat i përcjell te libri autobiografik "Saga e fëmijnisë". Gjatë atij takimi xhaxhai u thotë fretënve se djaloshi kishte shprehur dëshirën të bëhej frat. Dëshirë kjo e ftilluar në librin e lartpërmendur, që kishte marrë shkas prej një takimi të mëparshëm me P. Bona Gjeçajn ofm. Me atë rast P. Harapi i jep një medaljon të [[Françesku i Asizit|Shën Françeskut]] që mbante në qafë, duke i thënë që ta ruante me shumë kujdes në mënyrë që kur të shkonte në Kolegjin Françeskan të paraqitte atë medaljon.<ref name=":0" />
 
I bindur për meshtarinë, i grishur nga zhguni i murrmë dhe konopi me tri nyje të të Vorfnit të Asizit, në vitin 1929 bëhet nxënës i Dom [[Alfons Tracki]]t. Në vitin 1931 hyn në kolegjin françeskan të [[Shkodra|Shkodrës]], kolegj në të cilin jepnin mësim personalitete të shquara të kulturës kombëtare si vetë Fishta, Harapi, kompozitori P. [[Martin Gjoka|Gjoka]], P. [[Át Gjon Shllaku|Shllaku]] etj. Merr formim klasik në filozofi, teologji, letërsi dhe përvetëson mjaft mirë gjuhët e huaja: latinisht, italisht, frëngjisht, gjermanisht e greqishten e vjetër. Nga mësuesi i tij, historiani P. [[Marin Sirdani|M. Sirdani]] mëkohej me libra historie e numizmatike. Tek [[Rrno vetëm për me tregue|libri i tij]] kumton se i njihte perandorët romakë për nga fytyra, ndër monedha, pa pasur nevojë me lexue ç'përmban monedha. Kreu maturën në liceun "Illyricum" më 1943.<ref>{{Harvnb|Kurti|2003|page=263}}.</ref> Në vitet 1943 – 1944 Zef Pllumi ende xhakon, është një nga bashkëpunëtorët e revistës “[[Hylli i Dritës]]” dhe po ashtu sekretar personal i P. Harapit, kur ky i fundit ishte Provincial i françeskanëve në Shqipëri. Gjatë kohës që ishte dhjak, P. Antoni e vuri të rëndiste e ndihmonte në Arkivin Françeskan; aty has dokumente të hershme e ndër më të vlefshmet për historinë kombëtare. Ishte gjatë kësaj periudhe kur partizanët mbushën boshllëkun e pushtetit dhe shfaqin shenjat e para të asaj që do të vinte.