Tyrbja e Sulltan Muratit: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 24:
 
== Historia ==
[[Murati i I|Sulltan Murati]], komandanti që më 1389 ishte vënë në krye të një ushtrie të madhe e kish ndalur marshimin e tij në fushën e gjerë të Kosovës për të pritur betejën e radhës. Ushtria e udhëhequr nga car Llazari, ishte ajo me të cilën do të ndeshej. Murati, sipas burimeve më të besueshme të historianëve të kohës, llogaritej se kishte një ushtri prej 27-30 mijë vetash, ndërsa Llazari 15-20 mijë. Serbët i kanë marrë të gjitha meritat për vete, por kronikat e hershme osmane të shek. XVI përmendin se shqiptarët ishin gjithashtu pjesëmarrës në ushtrinë e car Llazarit e, po kështu, edhe hungarezët dhe pjesëtarë të etnive të tjera të Ballkanit. Beteja thuhet se ishte shumë e egër. Humbjet ishin të mëdha në të dyja krahët. Të dy komandantët mbetën në fushëbetejë. Njëri i shenjtërua pas pak vitesh, Llazari, ndërsa Muratin duket se e shenjtëroi koha dhe legjendat për vrasjen e tij. Janë kaq të shumta këto legjenda, sa studiuesve, në mungesë të dokumenteve që lipset ta përshkruanin ngjarjen ashtu siç ka ndodhur, u është dashur të hamendësojnë mes fjalësh e faktesh. Sepse të vërtetën e fundit duket se e ka marrë në varr përgjithmonë. Por të gjitha historitë dhe legjendat kanë një pikë të përbashkët. Sulltan Murati ka vdekur nga dora e një ushtari të quajtur Millosh Kobiliqi. Sipas studiuesve ai, heroi, ishte hungarez. Kronikat osmane permendin një ushtar i cili iu afrua Muratit me dredhi ose në sajë të fatit. Disa thonë se ushtari ishte i fshehur mes të plagosurve, i mbuluar në gjak, dhe befas u çua në këmbë e ia nguli thikën sulltanit. Një tjetër thotë se "personi i pafe" ishte lutur që t‘ja puthte dorën, por në vend të saj i kishte ngulur thikën. Por studiuesit mendojnë se turqit nuk e dinin si kish ndodhur realisht vrasja. Ndërsa kronikanët e krishterë japin një tjetër version të ngjarjes. Një kalorës mes 12 të tjerëve që çan turmën dhe sulmi i guximshëm e çon te Murati ku dhe e vret duke e qëlluar me shtizë. Sa për Llazarin, ai u zu rob nga turqit dhe u vra fill pas vrasjes së Muratit. Fitues në këtë betejë ishte ushtria osmane.
 
Është fshati Mazgit, i Obiliqit, toka ku prehet sulltan Murati, i vrarë në betejën e famshme të Fushë-Kosovës 618 vjet më parë. Tyrbja ose ndërtesa në të cilën është vendosur varri është e rrethuar me varre të personave e që e kanë ruajtur nëpër dekada. Janë gjashtë shekuj, e numri i tyrbedarëve që në shqip do të ishte varruajtës, është i madh.