Kalaja e Vushtrrisë: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
Rreshti 25:
Sistemi fortifikues i Kalasë ka planimetri drejtkëndëshi. Përbehet nga dy pjesë, kullës dykatëshe ne lindje dhe mureve rrethuese ne perëndim. Muret rrethuese te Kalasë mbështeten ne skajet e mureve anësore te Kullës duke e lëne pjesën më të madhe të Kullës jashtë mureve rrethuese. Kulla me bazë katrori përbehej nga dy etazhe, mbi te cilat është ndërtuar platoja për mbrojtje me dhëmbë të gjerë prej gurëve. Lidhje mes kateve behej përmes shkallëve te drurit nga ana jugore. Kalaja ka pasur dy hyrje, një qendrore për karroca e cila me gjasë ndodhej ne mes te murit rrethues në anën jugore, e cila edhe sot gjendet po aty, ndërsa hyrja për këmbësor e cila gjendet ne skajin lindor te murrit rrethues, ne vendtakimin e murit rrethues me kullën. Kalaja është ndërtuar nga gurët ranor dhe lumor të lidhur me llaç gëlqeror. Përveç rrënojave të bedeneve mbrojtëse ne gjendje te mjerueshme është edhe kulla dy katëshe.<ref name="DTK" /> Sipërfaqja e Kalasë është rreth 1.100 m2. Pjesë e Kalasë është edhe kulla dykatëshe me përmasa 11.30 x 11.30 m. Lartësia e mureve ruhet deri në 8 m, ndërsa trashësia deri në 2 m. Kalaja kishte edhe gypat e kanalizimit të cilët shërbenin për përcjellje të mbeturinave dhe të ujit. Gjatë gërmimit me rastin e ndërtimit të rrugës pranë ‘Çeshmes së Kalasë’ janë gjetur gypa me diametër rreth 40&nbsp;cm, të cilët e kanë ppërcjellë ujin nga Çeshmja, ndoshta edhe nga Kalaja. Thuhet se në brendësi të Kalasë gjendej një farë ‘zgafelle’, që sipas legjendës shërbente në rast rreziku të dilej te lumi Sitnica. Hulumtimet arkeologjike ende nuk e kanë vërtetuar këtë legjendë. Në shumë vende në murin e Kalasë gjenden nga dy gurë çift të vendosura mbi një pllakë guri për të cilat ende nuk është dhënë ndonjë spjegim se çka në të vërtetë paraqesin ata. Nga viti 2008 në Kalanë e Vushtrrisë janë zhvilluar gërmime arkeologjike nga Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve e më vonë edhe nga Instituti Arkeologjik, të cilat gërmime vazhduan deri në vitin 2013. Ndërsa nga viti 2011 filloi konzervimi i mureve të kalasë nga CHëB-ja.<ref name="VAI" />
==Shih edhe==
* [[Iliria]]
* [[Dardania]]
* [[Ura e Gurit (Vushtrri)]]
* [[Hamami i Vjetër (Vushtrri)]]
* [[Vendbanimet neolitike në Kosovë]]
* [[Vendbanimet e kohës së metaleve në Kosovë]]
* [[Vendbanimet e antikitetit të vonë dhe mesjetare në Kosovë]]
 
==Galeria==
<gallery mode="packed-hover" heights="100">