Ndryshimi mes inspektimeve të "Gareth Bale"

v
Më 16 prill, Bale shënoi golin e fitores për Real Madridin në [[2014 Finalja e Copa del Rey|finalen]] e [[2013–14 Copa del Rey|Kupës së Mbretit]] kundër rivalëve të Barcelonës.<ref>{{cite web|url=http://www.sportishqiptar.com.al/newsite/2014/04/17/super-bejl-iu-kthen-kuroren-mbreterve/|title=Super Bejl, iu kthen kurorën mbretërve|publisher=Gazeta e Sportit|language=sq|date=16 prill 2014|accessdate=22 prill 2014|archive-url=https://web.archive.org/web/20140423145613/http://www.sportishqiptar.com.al/newsite/2014/04/17/super-bejl-iu-kthen-kuroren-mbreterve/|archive-date=23 prill 2014|url-status=dead}}</ref><ref>{{cite web|url=http://www.panorama.com.al/real-mbreteror-mund-barcen-dhe-fiton-kupen/|title=Real "mbretëror", mund Barçën dhe fiton Kupën|publisher=Gazeta Panorama|language=sq|date=16 prill 2014|accessdate=22 prill 2014}}</ref> I konsideruar si një nga golat më të bukur të karrierës së tij, ai kaloi me vrap mbrojtësin kundërshtar [[Marc Bartra]] duke u nisur nga mesi i fushës (duke vrapruar edhe jashtë vizave kufizuese për disa çaste) para se ta dërgonte topin poshtë këmbëve të portierit [[José Manuel Pinto]] dhe në rrjetë.<ref>{{cite web|url=https://www.periskopi.com/ne-kete-dite-6-vite-me-pare-gareth-bale-u-shndrrua-ne-usain-bolt-kunder-barcelones/|title=Në këtë ditë, 6 vite më parë, Gareth Bale u shndrrua në Usain Bolt kundër Barcelonës|publisher=Periskopi.com|language=sq|date=16 prill 2020|accessdate=23 shtator 2020}}</ref> Në intervistën pas ndeshjes Bale deklaroi: "Më duhej të dilja në krahë të lojtarit dhe duhej të dilja jashtë fushe që ta bëja këtë", kurse shoku i tij i ekipit [[Xabi Alonso]] komentoi: "Ishte e jashtëzakonshme, nuk kam parë asnjë gjë të tillë më parë."<ref name="Post Copa"/> Ky ishte goli i tij i 20të sezonal dhe i pari në një ''El Clásico''.<ref name="Post Copa">{{cite web|url=https://www.bbc.com/sport/0/football/27059882 |title=Gareth Bale: Copa del Rey winner incredible, says Xabi Alonso|trans-title=Gareth Bale: Goli i fitores i Kupës së Mbretit ishte i jashtëzakonshëm, thotë Xabi Alonso|publisher=BBC Sport|language=en|date=16 April 2014|accessdate=23 shtator 2020}}</ref>
 
Më 24 maj, Bale shënoi në minutën e 110të të kohës shtesë të ndeshjes së finales së Ligës së Kampioneve kundër Atlético Madridit, duke i dhënë Realit avantazhin 3–1. ''Los Blancos'' në fund fituan 4–1 dhe siguruan trofeun e tyre të 10të në histori.<ref>{{cite web|url=http://in.reuters.com/article/2014/05/25/soccer-champions-ronaldo-idINL3N0OB00020140525|title=Ronaldo first to score for two different European Cup winners|trans-title=Ronaldo i pari që shënon për dy fitues të ndryshëm të Kupës Evropiane|agency=Reuters|language=en|author=Mike Collett|date=24 maj 2014|accessdate=25 maj 2014}}</ref> Bale u bë uellsiani i parë në histori që shënon në një finale të Ligës së Kampioneve/Kupës Evropiane.<ref>{{cite web|url=https://www.uefa.com/uefachampionsleague/news/newsid=2293542.html|title=Wales's biggest European success stories|trans-title=Historitë më të mëdha të sukseseve evropiane të Uellsit|publisher=UEFA|language=en|date=29 mars 2017|accessdate=27 shtator 2018}}</ref> Ai e mbylli sezonin debutues me Real Madridin duke regjistruar 22 gola dhe 16 asiste në të gjitha kompeticionet.<ref>{{Cite web|url=http://www.espnfc.com/player/_/id/77653/gareth-bale?cc=4716|title=Player profile – Gareth Bale|trans-title=Profili i Lojtarit – Gareth Bale|publisher=ESPN FC|language=en|accessdate=26 maj 2014}}</ref> Treshja e sulmit e Real Madridit, e përbërë nga ai, Ronaldo dhe Benzema, të etiketuar në media si BBC, e mbyllën sezonin me 97 gola.<ref name="TrioTreshja"/>
 
====Sezoni 2014–15====