[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 92:
Në ndeshjen e parë të raundit të 32-tave të Ligës së Evropës kundër [[Olympique Lyonnais]], Bale shënoi dy gola me goditje dënimi, përfshirë një në momentet e fundit të ndeshjes, për ti dhënë ekipit fitoren 2–1. Me këtë dygolësh, Bale kishte shënuar dhjetë gola në dhjetë ndeshjet e fundit.<ref>{{cite web|url=https://www.bbc.co.uk/sport/0/football/21448082|title=Tottenham 2–1 Lyon|publisher=BBC Sport|language=en|date=14 shkurt 2013|accessdate=15 shkurt 2013}}</ref> Pas kësaj, ai shënoi një tjetër dopietë në fitoren 3–2 ndaj [[West Ham United F.C.|West Ham United]] në Premier Ligë. Goli i tij i dytë, i cili erdhi në momentet e fundit të ndeshjes me një gjuajtje silurë nga jashtë zone, i dha fund një performance të klasit botëror. Ky ishte goli i tij i tetë në gjashtë ndeshjet e fundit në Premier Ligë.<ref>{{cite web|url=https://www.bbc.co.uk/sport/0/football/21495920|title=West Ham 2–3 Tottenham|publisher=BBC Sport|language=en|date=25 shkurt 2013|accessdate=26 shkurt 2013}}</ref>
 
Më 3 mars, Bale shënoi kundër [[Arsenal F.C.|Arsenalit]] në [[Derbi i veriut të Londrës|Derbin e veriut të Londrës]] që u fitua nga Tottenhami 2–1.<ref>{{cite web|url=http://sportsillustrated.cnn.com/soccer/news/20130303/tottenham-hotspur-spurs-arsenal-gareth-bale.ap/|title=Gareth Bale, Tottenham Hotspur beat Arsenal|trans-title=Gareth Bale, Tottenham Hotspur mposht Arsenalin|publisher=Sports Illustrated|language=en|date=3 mars 2013|accessdate=3 mars 2013}}</ref> Në ndeshjen e rradhës katër ditë më vonë, Tottenhami u përball kundër [[F.C. Internazionale Milano|Interit]] në raundin e 16-tave e Ligës së Evropës, me Bale që shënoi golin e parë të një fitoreje 3–0 në shtëpi.<ref>{{cite web|url=http://www.bbc.co.uk/sport/0/football/21611955|title=Tottenham 3–0 Inter Milan|publisher=BBC Sport|language=en|author=Graham Chase|accessdate=16 mars 2013|date=7 mars 2013}}</ref> Forma e tij pozitive në muajt e parë të Bale bëri që ai të shpallej Lojtari i Muajit i Premier Ligës për shkurtin, si dhe fitoi çmimin "BBC Goli i Muajit për janarin dhe shkurtin për finalizimet e tij respektivisht ndaj Norwich City dhe West Ham United.<ref>{{cite web|url=http://www.ftbpro.com/posts/dan.nathans/202003/bbc-match-of-the-day-s-goals-of-the-season |title=BBC Match of the Day's Goals of the Season|trans-title=BBC Goli i Sezonit i Ndeshjes së Ditës|publisher=FTBpro|language=en|author=Dan Nathans|date=23 maj 2013accessdate2013|accessdate=17 prill 2014|archiveurl=https://web.archive.org/web/20140419025742/http://www.ftbpro.com/posts/dan.nathans/202003/bbc-match-of-the-day-s-goals-of-the-season|archivedate=19 prill 2014}}</ref> Më 4 prill, Bale dëmtoi kyçin e djathë në ndeshjen çerek-finaletë Ligës së Evropës kundër [[FC Basel|Baselit]].<ref>{{cite web|url=https://www.theguardian.com/football/2013/apr/04/gareth-bale-tottenham-hotspur-basel?INTCMP=ILCNETTXT3487|title=Gareth Bale injury is 'hopefully not too bad', says André Villas-Boas|trans-title=Dëmtimi i Gareth Bale 'me shpresë jo shumë i keq', thotë André Villas-Boas|publisher=The Guardian|language=en|author=David Hytner|date=4 prill 2013|accessdate=27 shtator 2018}}</ref> Në rikthimin e tij nga dëmtimi, Bale shënoi dhe asistoi golin e Clint Dempseyt me Tottenhamin që mposhti [[Manchester City F.C.|Manchester Cityn]] në White Hart Lane.<ref>{{cite web|url=https://www.telegraph.co.uk/sport/football/competitions/premier-league/10008427/Tottenham-Hotspur-3-Manchester-City-1-match-report.html|title=Tottenham Hotspur 3 Manchester City 1|publisher=The Daily Telegraph|language=en|author=Jeremy Wilson|date=21 prill 2013|accessdate=27 shtator 2018}}</ref>
 
Më 28 prill, Bale u nderua me çmimet PFA Lojtari i Vitit i Lojtarëve dhe Lojtari i Ri i Vitit pas paraqitjeve mbreslënëse në sezonin 2012–13.<ref name=BBC290413>{{cite web|url=http://www.bbc.co.uk/sport/0/football/22331030|title=Gareth Bale wins PFA Player of Year and Young Player awards|trans-title=Gareth Bale fiton çmimet PFA Lojtari i Vitit dhe Lojtari i Ri|publisher=BBC Sport|language=en|date=28 prill 2013|accessdate=29 prill 2013}}</ref> Një javë më vonë, më 2 maj , ai fitoi edhe çmimin FWA Lojtari i Vitit, duke u bërë lojtari i parë që nga [[Cristiano Ronaldo]] në vitin 2007 që fiton të tre çmimet në një sezon.<ref>{{cite web|url=http://www.bbc.co.uk/sport/0/football/22382641|title=Gareth Bale named Player of the Year by Football Writers|publisher=BBC Sport|language=en|date=2 maj 2013|accessdate=20 prill 2014}}</ref> Pas kësaj, Bale shënoi kundër ish ekipit të tij Southampton në një fitore 1–0. Ky ishte goli i tij i 20të sezonal në ndeshjen e tij të 200të për Tottenhamin. Më 19 maj, në takimin ndaj [[Sunderland A.F.C.|Sunderlandit]] për javën e fundit të kampionatit, Bale shënoi golin e fitores në minutën e 90të. Pavarësisht fitores, ekipi nuk arriti të siguronte një vend në Ligën e Kampioneve për sezonin e ardhshëm.<ref>{{cite web|url=https://www.bbc.co.uk/sport/0/football/22499089|title=Tottenham 1–0 Sunderland|publisher=BBC Sport|language=en|date=19 maj 2013|accessdate=1 shtator 2013}}</ref>