[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 13:
| webfaqja =
}}
'''Beqir Musliu''' ([[Gjilani|Gjilan]],[[1945]]; [[Prishtina|Prishtinë]],[[1996]]) ishte poet, romancier dhe dramaturg shqiptar. Njihet si një ndër dramaturgët shqiptarë më në zë. Është nga autorët [[modernizmi|modernistë]] të dramës shqipe, vepra e të cilit dëshmohet si një nga arritjet e shënuara të këtij drejtimi, në veçanti dy me përmbledhjet me drama, [[Shtrigani i Gjel Hanit]] (1989) dhe [[Rrakullima]] (1990).<ref>{{harvnb|Halili|2013|p=6-7}}.</ref>
 
== Biografia ==
Rreshti 26:
== Vepra ==
=== Dramaturgji ===
Beqir Musliu njihet si një ndër dramaturgët shqiptarë më në zë. Është nga autorët [[modernizmi|modernistë]] të dramës shqipe, vepra e të cilit dëshmohet si një nga arritjet e shënuara të këtij drejtimi, në veçanti dy me përmbledhjet me drama, [[Rrakullima]] dhe [[Shtrigani i Gjel Hanit]], katër tek e para dhe katër tek e dyta. Në to lexuesi has ide të thella të natyrës ekzistenciale, ku qenia njerëzore dhe qenia e kombit përzihen dhe krijojnë një integrale të mbushur me situata jermi e apokaliptike, imazhe, fantazmagori. Brenda tyre ndërveprojnë mite dhe legjenda, vijnë dhe ikin figura të munduara nga vdekja dhe jeta.<ref>{{harvnb|Halili|2013|p=6-7}}.</ref> Musliu në tekstet e veta mbështetet më drejtpërdrejt në trashëgiminë gojore shqiptare, për të artikuluar reflekse aludive lidhur me sprovat dramatike me të cilat përballet etnia në këtë kontekst historik.<ref>{{harvnb|Aliu|2012|p=10}}.</ref> Ndërthurja e lëndës letrare në dramat e Beqir Musliut “Rrakullima” dhe “Shtrigani i Gjel-Hanit” është e llojit postmodern.<ref>{{harvnb|Halili|2013|p=212}}.</ref>
 
== Tituj të veprave ==