ska përmbledhje të redaktimeve
[redaktim i pashqyrtuar] | [Redaktim i kontrolluar] |
No edit summary |
No edit summary |
||
== Gjeografia ==
Meksika bën pjesë në Amerikën e Veriut. Ajo kufizohet me [[SHBA]], [[Guatemala|Guatemalën]] dhe [[Belizë]]n.
Bregu i Paqësorit përbëhet nga ultësira të ngushta bregdetare: për rreth 1300 km shtrihet gadishulli i Kalifornisë së Poshtme. Brigjet e gjirit të Meksikës janë të ulëta dhe vijëdrejta deri në gadishullin Jukatan.
Meksika është një vend i industrializuar dhe i pasur me burime natyrore. Është vendi i parë në botë për prodhimin e argjendit, zotëron vendburime metani, ari, bakri, hekuri, zinku, plumbi. Është e zhvilluar industria siderurgjike, nxjerrja dhe përpunimi i naftës dhe bien në sy investimet të kapitaleve të huaja (sidomos ShBA), që tërhiqen nga krahu i lirë i punës.
Në sektorin e bujqësisë është e punësuar rreth 1/4 e popullsisë, por rendimentet në bujqësi nuk janë të larta. Rreth 10 % e tokave bujqësore është në pronësi të ndërmarrjeve të mëdha, që bazohen në një bujqësi moderne dhe prodhojnë për eksport (pambuk, kallam sheqeri, kafe, kakao), por pjesa tjetër është e ndarë në eksporte të vogla që bazohen në bujqësinë tradicionale (grurë, fasule, misër).
== Demografia ==
Popullsia përbëhet nga të bardhët (rreth 10 %), sidomos me prejardhje spanjolle, 30 % nga indigjenët, ndërsa pjesën më të madhe e përbëjnë metisët. Gjatë dyzet viteve të fundit vendi ka pësuar një rritje të madhe të popullsisë. Për shumë meksikanë e vetmja shpresë mbeti emigrimi drejt ShBA.
Gjuha zyrtare është spanjishtja, që flitet nga rreth 90% e popullsisë ; janë të përhapura edhe gjuhë të ndryshme amerinde (nahua, maja, etj.)
Zonat më të populluara të Meksikës janë pllaja qendrore kufiri me SHBA. Qytetet kryesore janë [[Qyteti Meksiko]], Guadalahara, Monterrej, etj.
|