Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 15:
Qe na 22 nëntor i vitit 2010 VËLLAZËRIA UNGJILLORE E Shqipërisë mori statusin e Bashkësisë Fetare duke u bere kështu komuniteti i peste fetar i njohur zyrtarisht nga shteti shqiptar.
 
'''Kryetar i Bashkësisë Fetare VËLLAZËRIA UNGJILLORE E SHQIPËRISË është Pastor Ylli Doci, PH.D.'''
 
'''Sekretari i Përgjithshëm i Bashkësisë Fetare VËLLAZËRIA UNGJILLORE E SHQIPËRISË është Pastor Ergest Biti.'''
 
<br />
Rreshti 52:
Karakteristika kryesore e ungjillorëve shqiptarë ishte vizioni i tyre rilindës për Shqipërinë, d.m.th. themelimi i shkollave dhe botimi e përhapja e librave në shqip. Një vizion i tillë gjeti përkrahjen e të gjithëve. Sot ndoshta ende nuk do të kishim një alphabet në gjuhën shqipe, pa rolin dhe kontributin, që luajtën ungjillorët shqiptarë në Kongresin e Manastirit në vitin 1908 (shiko Roli kombëtar i kishës protestante në bërjen e Alfabetit shqip: '''HISTORIA E PANJOHUR E KONGRESIT Të MANASTIRIT'''). Kredoja e veprimtarisë së tyre ungjillore ishte: Miq për Perëndinë, Dritë për popullin, Uratë për mëmëdhenë!
 
== LidhjeNgjarje dhe jashtmefakte. ==
Kongresi i Manastirit, i njohur ndryshe edhe me emrin “Kongresi i Alfabetit”, është një nga ngjarjet më të shënuara të kulturës shqiptare. Merita më e madhe e Kongresit të Manastirit qëndron në faktin se ai bëri të mundur që, më në fund, pas shumë përpjekjeve historike, shqiptarët të përdornin një alfabet të vetëm, që reflektonte identitetin e tyre kombëtar: një alfabet jo me shkronja arabe, as turke, apo greke, por me shkronja shqipe (d.m.th. me shkronja latine, evropiane).
* [http://www.vush.org Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë]
 
Patriotët shqiptarë, që meritojnë të përmenden për rolin e tyre të rëndësishëm në Kongresin e Manastirit janë ata, që Mihal Gramenoja i quan "foleja kombëtare" me qendër në Korçë. Në krye të kësaj “foleje” gjendej fillimisht Gjerasim Qiriazi (shiko  '''Biografia e Gjerasim Qiriazit'''), pastaj Gjergj Qiriazi, dhe Parashqevi Qiriazi. Anëtarët e kësaj “foleje” ishin themelues dhe drejtues të këtyre institucioneve: Kisha Ungjillore Korçë, më 1891; Shkolla e të Dielës, më 1891(si pjesë e Kishës Ungjillore të Korçës); Shkolla e Vajzave, më 1891 (shkollë laike, që udhëhiqej kryesisht nga Sevasti Qiriazi); Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë, më 1892 (shoqëri ungjillore dhe letrare); Letra e Vëllazërisë, më 1892 (gazetë) dhe Ylli i Mëngjesit (shoqatë e grave).
 
Është për t’u theksuar këtu vlera shoqërore dhe kombëtare e Kishës Protestante Ungjillore Shqiptare në themelimin e alfabetit në gjuhën shqipe. Gjatë kohës së Rilindjes Kombëtare, në Shqipëri ishin dy qendra protestante shqiptare: Korça dhe Manastiri. Ishin pikërisht protestantët shqiptarë ata, që dolën hapur në Korçë në vitin 1891, edhe pse prania e tyre ishte shfaqur në Manastir qysh prej vitit 1887. Ata guxuan të hapin kisha, të predikojnë, të luten dhe të këndojnë në shqip. Guxuan të hapin shkolla, si edhe të shkruanin dhe të botonin libra në gjuhën shqipe. Ishin pikërisht këta intelektualë shqiptarë, që ofruan frymën dhe gjakun e tyre për të themeluar alfabetin shqip.
 
Kongresi nuk do të kishte patur kurrë suksesin që pati, pa ndihmën e klubit "Bashkimi" të Manastirit, i cili u drejtua për shumë kohë nga Gjergj Qiriazi si nënkryetar. Komisioni i Punës së Alfabetit i kreu punimet e tij pikërisht në shtëpinë e Gjergjit. Gjergji ishte nënkryetar i Kongresit dhe anëtar i Komisionit. Ai ishte përfaqësues i Shoqërisë Biblike Britanike. Protestantë të tjerë, që ishin të përfshirë në udhëheqjen e Kongresit të Alfabetit ishin: Grigor Cilka, nënkryetar i Komisionit; Parashqevi Qiriazi, sekretare e Komisionit të ABC-së; Kristo Dako, pjesëmarrës; Fineas Kenedi, vëzhguese (e vetmja amerikane, që mori pjesë në Kongres); Fillomena Bonati, vëzhguese etj. Në Kongres morën pjesë 150 delegatë, nga të cilët mbi 35 ishin shqiptarë protestantë, kurse të tjerët ishin shqiptarë myslimanë, katolikë dhe ortodoksë.
 
Kongresi mori vendim për të hapur shtypshkronjën e vet dhe Gjergj Qiriazi u caktua drejtor i saj. Kjo ishte shtypshkronja e parë shqiptare, e cila u bë shumë e njohur kudo ndër shqiptarët, por u mbyll më vonë nga turqit.
 
Për kontributin e madh kombëtar, që kishte dhënë "foleja kombëtare", me rastin e 40-vjetorit të veprimtarisë së saj, më 2 korrik 1931, në Kamëz, Mbreti Zog dhe Nëna Mbretëreshë e dekoruan atë me çmim të lartë. Kjo fole kombëtare, gjatë kësaj kohe, zyrtarisht njihej me emrin: "Instituti Qiriazi" (Instituti Kyrias).
[[Kategoria:Feja në Shqipëri]]
[[Kategoria:Historia e Shqipërisë]]