[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Refuzoi ndryshimin e fundit të tekstit (nga 79.106.48.154) dhe riktheu rishikimin 1933459 nga Esteban16
vNo edit summary
Rreshti 31:
 
* '''Bariu i Shenjtë'''
Ky është emri poullor i Shën Martinit , mbrojtësit të ujqërve dhe njëherazi të bagëtisë. Në mendësinë popullore shqiptare ai ushqente një nderim të vecantë, sepse për të ndizeshin qirinj në të kremte me karakter fisnor. Bariu i Shenjtë ka disa ngjashmëri me Panin, hyun-bari me brirë dhe me këmbë cjapi, por ka edhe veçoritë e tij, të cilat i gjejmë vetëm tek shqiptarët. Sipas besimeve popullore ai është hyu maleve e pyjeve, gjegjësi mashkullor i Zanës. Përfytyrohet si një njeri vigan që banon i vetëm në pyje. Ai është zotërues i ujqërve, të cilët i ushqen, i drejton, por edhe i dënon. Kur do t’i ushqejë, shenjti u hedh ca kokrra misterioze jeshile, me madhësinë e frutit të dëllenjës , ose i urdhëron që të venë të hanë aksh bagëti të aksh malësori. Por po deshi, ai ua “lidh” gojën e ndonjëherë, edhe i ndëshkon për prapësitë që bëjnë. Njihet edhe me emrat Bariu Hyjnor, Shën Marti, Shmarti, Shmartuku, [[Hazreti]] apo Hazëri (a Hezri), Njeriu i Mirë, Njeriu i Shenjtë apo Njeriu Jeshil.
 
* '''Balozi'''