Alban Skënderaj: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 13:
 
== Biografia ==
Alban Skënderaj lindi më 20 prill të vitit 1982 në Lushnjë, por me origjinë është nga Vlora, është këngëtar shqiptar.{{Citim i duhur}} Babai i tij në atë kohe punonte si oficer dhe i duhej të shpërngulej në Lushnje ku dhe lindi Albani. Pas disa vjetësh ai u kthye prapë në Vlorë ku ALbani kreu shkollën e mesme "Halim Xhelo". Ai beri çmendurinë më të madhe të jetës së tij duke u larguar me një shok në një anije të rastit drejt Italisë, ndërkohë që familjet e tyre nuk dinin asgjë. Atje ai vazhdoi një shkolle për Hoteleri-Turizëm, por e la atë degë sepse për të bërë karrierë i duhej të lëvizte shumë. Me vëllezërit e tij ai hapi një dyqan mobilierish tip antikuariati. Në të njëjtën kohë, ai punonte dhe si infermier terapist pasi kishte bërë një kurs për këtë zanat. Ndërkohe, ai kishte bërë dhe një kurs disa mujor për kitare dhe për kanto. Në Itali, ai merrte shpesh pjesë në konkurse të vogla që zhvilloheshin në qytetin ku jetonte, ku ftonte shpesh çmime. Ndonëse larg Shqipërisë ai i ndiqte aktivitete muzikore që zhvilloheshin këtu. Në dhjetor të 2004 ai provoi të merrte pjesë në festivalin e RTSH-s, por nuk u pranua.
 
Ndërkohe ai kishte dëgjuar për Top-Fest si një konkurs që i jepte shumë këngëtarëve të panjohur të afirmoheshin. Kështu që ai mori pjesë në Top-Fest 2 me këngën "Vetem ty" e cila u pëlqye shumë nga publiku. Zëri dhe teksti i këngës rrëmbyen sa hap e mbyll sytë zërat e shumë adoleshentëve. Më pas ai nxori në treg albumin "Fllad në shkretëtirë" me këngë te kompozuara dhe të shkruara vetë Albani. Më 3 gusht të po atij viti ai shfaq në televizionet Shqiptare videoklipin e këngës "Thirrje e Dëshperuar". Gjatë verës ai ftohet në plot pabe dhe koncerte që mbusheshin plot të rinj që e adhuronin muzikën e tij. Në këtë mënyrë ai arrin të thyejë të gjitha rekordet duke u bërë vip për 10 muaj. Vitin tjetër ai merr përsëri pjesë në Top-Fest 3 por kësaj radhe në bashkëpunim me grupin kosovar Kthjellu me këngën, diçka që pati të njëjtin sukses dhe fitoi vendin e parë përsëri. Ndërkohë ai u bë ikone publicitare e kompanisë Vodafon dhe erdhi te publiku me videoklipin e këngës "Ky ritëm". Më 28, 29, 30 qershor ai luajti rolin e Romeos në muzikalin Romeo & Zhulieta. Më pas ai mori pjesë në Festivalin e 45 të këngës me këngën "Eklips" ku doli në vendin e gjashtë. Me vitin 2008 ai merr pjese ne netët e Klipit ku mori çmimin e pare si klipi me i mire ndër shumë klipe tjeraues në Kosovë e për këtë flet më mirë turi që mori këngëtari në [[21 gusht]] [[2008]].