[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Etiketat: Reverted Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Etiketat: Manual revert Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 39:
 
== Traditat dhe zakonet ==
Kultura artistike gjallon në shekuj në krahinën e Matit. Kavalli, fyelli, pipza, boria, cigone, zumaraja, ciftelia, lahuta, kanë qenë veglat e para muzikore tradicionale. Në oda filluan të këndoheshin këngë trimërie, ngjarje historike, këngë me humor dhe erotica popullore.Instrumentistë viruozë, me meloditë e bukura që ezekutonin bënin rrthin dëgjues për vetë. Shumë këngëtarë matjanë me zërin e tyre kumbues e shumë melodioz depërtonin në shpirtin artdashës të matjanëve. Orkestrimet popullore me cifteli, lauri e daulle ishin orkestrimet kryesore në dasma e gëzime popullore. Në oda e në ambiente festive, muzika shoqërohej me valle të bukura si nga burrat, ashtu edhe nga gratë.Gjatë gjithë veprimtarisë së shtëpisë së kulturës në Mat u përgatitën mjaft ansamble ekoncerte folklorike dhe artistike, u përgatiten premiera estrade e takime teatrale.Se di
 
Dega e teatrit dhe e estradës drejtohej nga regjizori i talentuar Bajram Ballabani, Shtëpia e Kulturës në Burrel u bë qendër e grumbullimit të folklorit popullor matjan. Nëpërmjet disa festivaleve apo takimeve folklorike, artistike, teatrore etj, jo vetëm evidentohej folklori, por zbuloheshin talente të këngës e të interpretimit të folklorit e të muzikës matjane. Mbi bazën e elementit të përzgjedhur dhe të materialit folklorik dhehumoristik ngriheshin ansamblet folklorike dhe të estradës të cilët konkuronin në aktivitete kombëtare. Mati zuri vend në shumë festivale e takime artisike si në Gjirokastër, Elbasan, vlorë, Berat, Kukës, Peshkopi, Lezhë etj.