Mihail Gorbaçovi: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v →‎Referime: Referencat -> Referimet duke përdorur AWB
U zëvendësua Reagan_and_Gorbachev_hold_discussions.jpg me President_Ronald_Reagan_and_Soviet_General_Secretary_Mikhail_Gorbachev_at_the_first_Summit_in_Geneva,_Switzerland.jpg
Rreshti 1:
[[Skeda:President Ronald Reagan and Soviet General Secretary Mikhail Gorbachev holdat the first Summit in Geneva, discussionsSwitzerland.jpg|thumb|300px|Gorbaçov dhe Reagan]]
'''Mihail Sergejeviç Gorbaçovi''' ({{Audio|ru-Mikhail Sergeyevich Gorbachev.ogg|Михаи́л Серге́евич Горбачёв}}, [{{IPA|mʲɪxʌˈil sʲɪrˈgʲejɪvʲɪʨ gərbʌˈʨof}}], shpesh shkruajtur si '''Mikhail Gorbachev''') lindi më [[2 mars]] [[1931]] në [[Privolnoe]], [[Stavropol]], [[Rusi]]. Ai lindi në një familje që merrej me [[bujqësi]]. U pranua [[1950]] në Universitetin Shtetëror të Moskës dhe [[1955]] u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë. Vijoi studimet për një diplomim të dytë për Ekonomi Agrare në Universitetin e Stavropolit, afër familjes së tij dhe rreth vitit 1967 hyri në [[Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik|Partinë Komuniste]]. Në këtë kohë njohu gruan e tij të ardhshme, [[Raisa Titarenko]], me të cilën jeton deri në vdekjen e saj nga [[leucemia]], në [[shtator]] [[1999]]. Në [[1970]], nisi karrierën politike me një emërim si Sekretar i Parë i Komitetit të Partisë në Stavropol. Në [[1979]] u transferua në [[Moskë]] dhe u fut në Byronë Politike të [[PK]]. "Garant i tij ishte [[Yuri Andropov]], ish-shef i [[KGB]] dhe me origjinë nga i njëjti qytet, Stavropol. (Para vdekjes së tij, në [[1984]], Andropovi e promovoi për në krye të Partisë). Gjatë kësaj kohe, Gorbaçovi bëri udhëtime të shumta jashtë vendit, gjatë të cilave mendohet se u reformua edhe mendimi i tij politik. Me vdekjen e [[Konstantin Çernenko]]s, në [[11 mars]] [[1985]], Gorbaçov u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit të Partisë, detyra më e lartë në hierarkinë e vendit komunist. Që në [[1986]] (Kongresi 27 i PK të BS) ai hodhi projektet e tij, që çuan në përfundimin e [[Lufta e Ftohtë|Luftës së Ftohtë]], si Gllasnosti (Transparenca), Perestrojka (Ristrukturimi), dhe Uskorenia (Ndezja e Zhvillimit Ekonomik). Politika e Gorbaçovit ndaloi avancimin e garës për armatim, mes [[SHBA]] dhe [[Bashkimi Sovjetik|BS]], që po shkonte drejt rrezikut të pashmangshëm të një lufte bërthamore. Në [[11 tetor]] [[1986]], u duk qartë që në BS po frynte një erë ndryshe. Gorbaçov takoi [[Lista e Presidentëve të ShBA|presidentin amerikan]], [[Ronald Reagan|Reagan]], në [[Reykjavík]], [[Islandë]]. Në [[1987]], u firmos Traktati për eliminimin e armëve nukleare dhe, një vit më vonë, Gorbaçov hodhi poshtë publikisht "doktrinën Brezhnjev" duke shpallur lejimin e vendeve të bllokut të Lindjes që të kthehen në demokraci. Eliminimi i sistemit të "shteteve komuniste satelite" të BS, e çliroi këtë të fundit edhe nga shpenzimet e papërballueshme ushtarake. Bashkë me ministrin e tij të Jashtëm, [[Eduard Shevardnaxe]], Gorbaçov ndërmori paralelisht edhe tërheqjen e trupave ruse nga [[Afganistani]]. Në [[1988]], Gorbaçov mori edhe detyrën e Kreut të Shtetit. Në [[mars]] [[1990]], Kongresi i Përfaqësuesve të Popullit (pas zgjedhjeve të para demokratike) e zgjodhi Gorbaçovin President. Po këtë vit, ai mori çmimin "[[Çmimi Nobel|Nobel]] për Paqen". Në dhjetor të vitit që vijoi, i nderuar dhe i respektuar nga të gjithë, Gorbaçov dha dorëheqjen.