Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Ne gjuhen shqip fjala eshte Ortodokse, jo "Orthodhokse". Nuk jemi greqezuar per tani.
No edit summary
Rreshti 64:
Në shumë vende të Shqipërisë së Jugut qëndresa ortodokse fuqizohet me ngritjen e kishave dhe organizimin e shkollave. Një nga qendrat më të rëndësishme ortodokse ishte [[Voskopoja]], e ndërtuar në një rrafshnaltë, të vështirë për të shkuar. Në [[Shekulli XVIII|shek. XVIII]] ajo kishte rreth 60.000 banorë dhe njihte një lulëzim të mahnitshëm ekonomik e shpirtëror. Famë të madhe morën: “Akademia e Re” ([[1744]]), bibilioteka dhe shtypshkronja e saj. Qytetin e zbukuronin 20 kisha. Deri në vitin [[1670]] [[Voskopoja]] varej drejtpërdrejt nga Kryepeshkopi i Ohrit, më pas hyri në Mitropolinë e Korçës. Pas plaçkitjes që iu bë në vitin [[1771]], sepse kishte marrë pjesë në kryengritjen e Orlofit, filloi rënia e saj, që arriti kulmin në vitin [[1916]], kur u dogj nga çeta kaçakësh.<ref name=Janullatos>{{harvnb|Janullatos}}</ref>
 
Që të shmangnin islamizimin e dhunshëm dhe në të njëjtën kohë të mbanin identitetin e origjinës së tyre, grupe të robëruara në shumë vende të Perandorisë Osmane preferuan të bëheshin "kriptokrishterë" (të krishterë të fshehtë). Në jetën e tyre publike shfaqeshin me emra myslimanë dhe silleshin si të tillë, por në jetën e tyre familjare mbanin traditat e tyre ortodokse. Në [[Shqipëria|Shqipëri]] shembulli më tipik i kriptokrishterimit është ai i toskëve të Shpatit, zonës malore në jug të Elbasanit. Ky fenomen zgjati nga fundi i [[Shekulli XII|shek. XVII]] deri në fund të [[Shekulli XIX|shek. XIX]]. Nuk munguan në këtë zonë edhe dëshmorët e rinj: oshënar-dëshmor Nikodhimi në vitin [[1722]] (përmendet nga [[Elbasani]], por është nga Vithkuqi dhe u martirizua në [[Berat]]) dhe Kristo kopshtari ose arvanitasi, nga zonat përqark lumit Shkumbin, martirizuar në Konstandinopojë në vitin [[1748]].<ref name=Janullatos>{{harvnb|Janullatos}}</ref>[[Skeda:Fan Noli 1939.jpg|parapamje|200px300px|djathas|Peshkopi [[Fan Noli]], themelues i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë]]
=== Nga viti [[1767]] deri në vitin [[1937]] ===
[[Skeda:Stathi_Melani.jpg|thumb|right|200px|At [[Stath Melani]], u vra (1917) nga një çetë nacionalistësh grek pranë Përmetit për këmbënguljen të përdorimin e gjuhës shqipe në liturgjinë ortodokse.]]
Rreshti 97:
=== Rilindja dhe riorganizimi ===
Inisiativën për riorganizimin e Kishës së Shqipërisë e mori Patriarkana Ekumenike me një sërë veprimesh vendimtare. Në janar [[1991]], Patriku Ekumenik Dhimitri dhe Sinodi i Shenjtë i Patriarkanës caktuan profesorin e Universitetit të Athinës, peshkopin e Andrusës (Drejtor i Përgjithshëm i “Shërbimit Apostolik” të Kishës së Greqisë dhe vëzhgues i Mitropolisë së Shenjtë të Irinopolit), Anastasin, si eksark patriarkal (të dërguar të Patriarkanës), me mision që të shkonte në Shqipëri për t’u takuar me ortodoksët dhe autoritetet e vendit. Pas kundërshtimeve shumëmujore të shtetit shqiptar, Eksarku (i dërguari) i Patriarkanës arriti në Tiranë, më 17 korrik [[1991]]. Gjatë udhëtimit të tij në vend konstatoi shkretimin e tmerrshëm që kishte shkaktuar përndjekja e pamëshirshme. Ishin shkatërruar 1608 kisha dhe manastire. Veprimi i parë i Eksarkut ishte krijimi i një strukture thelbësore kishtare për përfaqësimin e Kishës lokale. Për riformimin e strukturës kishtare, Eksarku i Patriarkanës mblodhi Asamblenë e Përgjithshme Kleriko-laike 1-2 gusht [[1991]], me pjesëmarrjen e 15 klerikëve dhe 30 laikëve, nga të gjitha dioqezat e Shqipërisë, në të cilën u studiua gjendja pas regjimit komunist dhe perspektiva, në fund u zgjodhën 4 këshilltarë (epitropë) arkieratikë dhe Këshilli i Përgjithshëm Kishtar Kleriko-laik me 13 pjesëtarë. Përfaqësia e Kishës së Shqipërisë vizitoi Patriarkanën Ekumenike (5-8 qershor [[1992]]), për herë të parë pas persekutimit dhe kërkoi zgjedhjen e Eksarkut të Patriarkanës si primat të Kishës së Shqipërisë.<ref name=Janullatos>{{harvnb|Janullatos}}</ref>
[[Skeda:Anastasi, Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë.jpg|parapamje|479x479px279x279px|Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Anastasi]]
Sinodi i Patriarkanës Ekumenike, me iniciativën e Patrikut Ekumenik Bartolomeut, për rikrijimin e Kishës ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, zgjodhi më [[24 qershor 1992]], me vota unanime, Kryepeshkop të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë mitropolitin e Andrusës, Anastasin dhe mitropolit të Korçës arkimandritin Kristodhul Mustakas, të Gjirokastrës arkimandritin Aleksandër Kalpakidhis dhe të Beratit, Vlorës e Kaninës arkimandritin Ignat Triandis; ku edhe këto peshkopata tashmë u ringritën në rang mitropolie. Qeveria shqiptare kundërshtoi me forcë, sepse e konsideroi këtë imponim të jashtëm të udhëheqjes greke ndaj njërit prej tre komuniteteve të mëdha fetare. Presidenti i Shqipërisë Sali Berisha i shprehu pakënaqësinë e tij delegacionit të Patriarkanës Ekumenike, që erdhi më 4 korrik [[1992]], dhe që përbëhej nga mitropoliti i Pergës Evangjelos, mitropoliti i Filadelfias Melitoni dhe protopresviteri me origjinë shqiptare Ilia Katre. Përfundimisht, Presidenti shqiptar deklaroi se pranon vendosjen e Kryepeshkopit Anastas, por nuk bëhet fjalë të diskutohet, që të pranohen të gjithë mitropolitët ortodoksë të Shqipërisë me origjinë greke. Kryepeshkopi i ri, pasi dërgoi Mesazhin e Madh në Fanar (Patriarkanë), më 12 korrik [[1992]], u fronëzua në Kishën Katedrale të Tiranës më 2 gusht 1992, në prani të të gjithë përfaqësuesve klerikë e laikë të krahinave të Shqipërisë. Qarqe të caktuara shqiptare tentuan ta dëbonin atë me një sërë mënyrash, akoma dhe përgatitje projektligjesh, për arsye të prejardhjes së tij greke. Në një mbledhje të jashtëzakonshme kleriko-laike në Durrës, më 21 janar [[1993]], të gjithë përfaqësuesit deklaruan njëzëri se nuk bëhej fjalë të toleronin një diçka tillë (largimin e Kryepeshkopit). Në vjeshtën e vitit [[1994]], u tentua me projektkushtetutën e re, largimi përfundimtar i Kryepeshkopit; por së fundi ajo u hodh poshtë në referendumin e 6 nëntorit [[1994]].<ref name=Janullatos>{{harvnb|Janullatos}}</ref>