[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
someone added insulting words
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim nga aplikacioni për celular Ndryshim nga aplikacioni iOS
Rreshti 7:
Më e vjetra [[Kushtetuta e Shqipërisë|kushtetutë në trojet shqiptare]] mund të konsiderohet Kanuni, ku prej më të njohurve janë Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe Kanuni i Skënderbeut. Këto kode që rregullojnë një rrafsh të gjerë të marrëdhënieve shoqërore dhe qeverisjen autonome të malësorëve shqiptarë janë pjesë e trashëgimisë indo-evropiane e më pas ilire të kombit shqiptar. Gjatë periudhës së Perandorisë Osmane, ato u përshtatën për të siguruar vetëqeverisjen e shqiptarëve.
 
Gjatë kohës së Lidhjes së Prizrenit, shqiptarët bënë përpjekjen e parë për hartimin e një kushtetute shtetërore. Dokumente të përkohshme si Kanuni i Ri shërbyen si program i Lidhjes e më pas kushtetutë e qeverisë së përkohshme. Me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më [[1912]], u paraqit edhe nevoja për nxjerrjen e kushtetutës së vendit. Megjithatë, u hartuan vetëm dokumente të përkohshme. Më [[1913]], kur Shqipëria u njoh nga fuqitë evropiane si principatë me në krye një prijës të huaj, gjashtë fuqitë e mëdha i dhuruan Shqipërisë kushtetutën e saj të parë, të quajtur [[Statuti organik i Shqipërisë|Statuti Organik]]. Ky ligj ishte në fuqi për pak muaj gjatë [[1914]]-ës.
 
Qeverisja në vitet vijuese u bazua në një numër ligjesh dhe kushtetuta të përkohshme të pakodifikuara. Më [[1925]], u nxor Statuti Themeltar i Republikës Shqiptare, kushtetutë e plotë në një dokument të vetëm. Më [[1928]], u miratua Kushtetuta e Mbretërisë. Termi kushtetutë u përdor vetëm pas Luftës së Dytë Botërore, me miratimin e Kushtetutës së Republikës Popullore të Shqipërisë më 1946. Ndërkaq, në Kosovë për herë të parë më [[1968]] u ratifikua Ligja Kushtetutese e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, ndërsa më [[1974]] u adoptua një kushtetutë e re socialiste. Më [[1991]] u nxor një kushtetutë e përkohshme demokratike, ndërsa më [[1998]] u miratua me referendum Kushtetuta e sotshme e Republikës së Shqipërisë, e cilësuar si kushtetutë moderne nga ekspertët ndërkombëtarë.