[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Lidhje të jashtme të shpëtuara: 4 Lidhje të jashtme të etiketuara si të vdekura: 0) #IABot (v2.0
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 1:
Kryqi është simbol i [[Krishti|JisuJesu Krishtit]], i [[Kisha|Kishës]] dhe i të krishterëve. Me Kryqin kujtohet dhe përjetohet dashuria e madhe e [[Perëndia|Perëndisë]] dhe flijimi i Zotit tonë Jisu Krisht për të gjithë njerëzit, prej të Cilit rrjedh hiri, shenjtërimi dhe shpëtimi i njeriut.
 
Kryqi ka shumë fuqi dhe hir, sepse fuqia dhe hiri shenjtërues i Krishtit, kur u [[Kryqëzimi|kryqëzua]], i kaloi në mënyrë mistike dhe të pakonceptueshme Kryqit të Tij të nderuar, “''edhe pse duket dru në thelb, është i veshur me pushtet hyjnor, edhe pse është i dukshëm në botë, shpirtërisht bën mrekullinë e shpëtimit të njeriut...''”. Kryqi, nëpërmjet Krishtit, nga mjet dënimi u bë mjet shpëtimi, nga simbol mallkimi u bë “zhdukje e mallkimit të lashtë”, ku dhe njerëzve iu falën mëkatet e fajet (Kol. 2:14), (Vep.13:38), (2 Korint.5:18-20). Kështu Kryqi u bë shenjë e pajtimit të njerëzve me Perëndinë, shenjë fuqie dhe mbrojtjeje, shenjë bekimi dhe shpëtimi, shenjë fitoreje mbi vdekjen, mbi sëmundjet dhe mbi [[demonët]], prej të cilit edhe dridhen. U bë shenjë lutjeje dhe ndriçimi, shenjë paqeje dhe gëzimi, shenjë falënderimi dhe lavdërimi.
 
== Kuptimi dhe fuqia ==