Hernia diskale: Dallime mes rishikimesh
[Redaktim i kontrolluar] | [Redaktim i kontrolluar] |
Content deleted Content added
v →Referime: Referencat -> Referimet duke përdorur AWB |
vNo edit summary |
||
Rreshti 1:
'''Hernia diskale''' është një gjendje patologjike e [[Shtylla kurrizore|shtyllës kurrizore]] ku pjesa e jashtme unazore e diskut ndërvertebror fryhet ose çahet dhe materiali i butë i brendshëm i diskut zhvendoset, duke kaluar në pjesën e fryrë ose të çarë të diskut.
Disqet ndërvertebrorë funksionojnë si absorbues të trysnisë mes vertebrave, duke bërë të mundur përkuljen e trupit në të gjitha drejtimet, si dhe kombinimin e përkuljes së trupit me rrotullimin. Dëmtimi i këtyre disqeve, i cili mund të vijë për një sërë arsyesh, krijon ato që në gjuhën mjekësore quhen
Herniet diskale kryesisht ndodhin në zonën e qafës, të shpatullave, dhe të mesit, ku kjo e fundit quhet [[Hernia diskale lumbare|hernie diskale lumbare]]. Një nga episodet më të shpeshta të kësaj sëmundjeje ndodh kur shtylla kurrizore sforcohet nëpërmjet qëndrimeve për orë të zgjatura në pozicione të papërshtatshme, qoftë përpara televizorit ose kompjuterit në shtëpi ose gjatë aktiviteteve të përditshme të punës, periudhë e cila nuk shkakton dhimbje ose i ka ato të pakta, e më pas në arritjen e pikës kritike, zakonisht prej një lëvizjeje të beftë (si përkulje para ose ngritje e një peshe të rëndë) ku pacienti ndjen dhimbje të forta që vijnë nga [[shtylla kurrizore]]. Fakti që disqet ndërverterbrore nuk kanë nerva të tyre ndijorë, shpesh bën që hernia diskale të zbulohet vetëm në momentin kritik të cënimit të nervave rrethues, që preken nga disku i fryrë kur ato dalin nga shtylla kurrizore.
|