Koncert në fund të dimrit: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
vNo edit summary
Rreshti 19:
 
== Sfondi ==
Romani u fillua më 1978 dhe u mbarua tre vjet më vonë. Dorëshkrimi ishte dhënë për botim kur në fund të vitit 1981 u gjet i vrarë kryeministri i Shqipërisë [[Mehmet Shehu]]. Ndërkaq, në roman Kadare kishte treguar se si [[Mao Ce DunDuni]]i kishte zhdukur pasardhësin e tij [[Lin Biao]] nëpërmjet një aksidenti ajror.<ref name="Faye" /><ref>{{cite book|last1=Morgan|first1=Peter|title=Kadare: Shkrimtari dhe diktatura 1957-1990|date=2011|publisher=Shtëpia Botuese "55"|location=Tiranë|isbn=978-9928-106-12-4|page=226|edition=1}}</ref> Kështu, ndonëse në nëntor të atij viti dorëshkrimi kishte marrë çmimin e parë kombëtar, Kadarenë e njoftojnë se botimi i tij ishte ndaluar me urdhër të [[Komiteti Qendror|Komiteti Qendror]].<ref name="Faye">{{cite book |last=Faye|first=Eric |editor-last=Kadare |editor-first=Ismail |title=Koncert në fund të dimrit|publisher=Onufri |date=2011|pages=vii–xii |chapter=Parathënie}}</ref> Zyrat partiake e shtetërore u shprehën se ishte një vepër antikomuniste, një tallje me sistemin politik dhe kundërvënie e hapur ndaj ideologjisë komuniste. Në një dokument sekret thuhet:<ref name="Sinani">{{cite book|last=Sinani|first=Shaban|title=Letërsia në totalitarizëm dhe "Dossier K"|publisher=Naim Frashëri|place=Tiranë|date=2011|pages=100,383-394}}</ref>
<blockquote>[...]Romani është një satirë dhe një përqeshje me komunizmin, me parimet dhe idetë e tij, është një ironi dhe tallje nga pozitat e një liberali europian. Kjo satirë dhe tallje fshihen nën idenë e goditjes së socializmit kinez dhe majtizmit të tij. Gjer këtu është disi e fshehtë. Por ajo shfaqet haptazi në faqet e romanit përmes ideve dhe frazave të dykuptimta, me të cilat është e mbushur gjithë vepra,[...]ironizohen dokumentet e Partisë dhe veprat e shoku Enver[...] Bashkë me ironinë përzihet edhe zymtësia e gjendjes:Shkarkime, arrestime, burgosje, mbledhje, kritika dhe autokritika.[...] Ironitë dhe sarkazmat ndaj socializmit dhe terminologjisë që ne përdorim si dhe talljet me gjërat e shenjta e mbushin gjithë romanin e I.Kadaresë[...] është e çuditshme se autori gjithmonë kur flet për socializmin, për Partinë, për organizatën bazë dhe mbledhjet e saj shprehet me ironi e përqeshje.[...] Këto përshkrime e bëjnë socializmin si një zymtësi, ku njerëzit dridhen për fatin e tyre dhe për fatin e të afërmve dhe në përgjithësi për të ardhmen. Autori e zhvesh personalitetin e njerëzve në socializëm, e bën pa vlerë.[...] është e qartë ideja e shkatërrimit të njeriut, e frikës, etheve, e pasigurisë që krijon lufta e klasave në socializëm, sipas autorit[...]»</blockquote>
Romani do të mbesë shtatë vjet pa u botuar dhe do të dalë në dritë vetëm në vitin 1988, tre vjet pas vdekjes së [[Enver Hoxha|Enver Hoxhës]].<ref name="Faye" />