[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Etiketat: Reverted Redaktim nga celulari Redaktim nga aplikacioni për celular Ndryshim nga aplikacioni iOS
No edit summary
Etiketa: Reverted
Rreshti 1:
''[[Skeda:Average_prokaryote_cell_al.png|thumb|300px|Struktura e një bakteri, organizem prokariot]]
'''Prokariotet''' janë një grup organizmash të cilat nuk kanë [[bërthama qelizore|bërthamë qelizore]] (karioni), si dhe nuk kanë organe qelizore të mbështjellë nga membrana. Janë të ndryshme nga [[eukariot]]et, të cilat kanë bërthamë qelizore. Shumica e prokarioteve janë njëqelizore, por ka dhe të tilla që gjatë fazave të tyre të jetës kanë periudha shumëqelizore, si psh myksobakteret. Fjala prokariot vjen nga greqishtja πρό- (pro-) "përpara" + καρυόν (karion) "berthama".
''
 
Prokariotet ndahen në dy grupe: bakteret dhe arkeat. Arkeat janë njohur si grup jetësor në 1990. Këta organizma fillimisht mendoheshin se ishin në gjendje të jetonin vetëm në kushte ekstreme, si temperatura të larta, nivele të larta pH dhe nivele të larta radiacioni. Por kohët e fundit janë gjetur në të tera llojet e ambienteve.
 
'''* PROKARIOTËT DHE EUKARIOTËT
'''“Bakteret e vërteta” (ku përfshihen të gjitha bakteret që infektojnë njeriun) janë anëtarë të të njejtës mbretëri të gjallesave - eubacteria, bacteria. Një grup tjetër mikroorganizmash që shpesh hasen në mjedise ekstreme jetësore formojnë mbretërinë tjetër - archaebacteria, Archaea. Në aspektin morfologjik, të dy mbretëritë e këtyre mikroorganizmave kanë ngjashmëri mes vete( sidomos kur iu mungon bërthama), prandaj ato së bashku grupohen si prokariotë. Megjithatë, ato kanë dallime të dukshme në aspektin biokimik. Shumica e archaea jetojnë në mjedise tipike, siç janë burimet e nxehta sulfurike, ku mbretëron temperaturë mbi 80 °C dhe pH=2. Këto mikroorganizma quhen termoacidofile. Të tjerat jetojnë në mjedise që përmbajnë metan (metanogjenet) ose përqëndrime të larta të kripës (halofilet ekstreme).
''''''Archaea''''''
Bazuar në ngjashmëritë e sekuencave të ADN-së, del se arkaeat dhe ekuariotet janë ndarë nga eubakteret para se të ndahen nga njëra tjetra (figura 1a). Nga vështrimi biokimik, arkaeat në shumë aspekte janë më të ngjashme me eukariotet sesa eubakteret. P.sh., ARN polimeraza e arkaeave në aspektin e numrit të nënnjësive është poaq komplekse sikurse polimerazat e bërthamës së eukarioteve. Njëkohësisht, përbrenda disa nënnjësive eukariote ekziston një homologji e konsiderueshme e aminoacideve. Po ashtu, te arkaeat gjeni promotor i strukturës është më shumë i ngjashëm me atë të eukarioteve sesa eubaktereve. Sikurse eubakteret, edhe arkaeat kanë operone, të cilat i përshkruajnë tek ARNi policistronike. Ngjashmëri ekzistojnë edhe në faktorët e sintezës së proteinave të arkaeave dhe eukarioteve, duke sugjeruar për një mekanizëm të përbashkët të sintezës së proteinave. Njësia 16S e ARNr te eubakteret dhe arkaeat dallon dukshëm në sekuencë.'''Tekst i trashë'''
'''Eubakteret ( me përjashtim të gjinive Mycoplasma dhe Chlamydia) posedojnë peptodoglikan (sinonimet: mureinë, mukopeptid, skeleti i murit qelizor). Peptidoglikani përmban një sheqer unikat, acid muramik, që nuk gjindtë tjetërkund në natyrë. Archaebacteret përmbajnë pseudomureinë që dallon strukturalisht me mureinën e eubaktereve.
Për të shprehur ngjashmëritë ndërmjet archaeae dhe eukarioteve, në të kaluarën është përdorur termi archaebacteria. Sot, të gjitha format tjera qelizore të jetës (përfshirë bimët, kafshët dhe fungjet) përmblidhen me një emër-eukariotë.
Anëtarët e Archaea nuk janë patogjenë për njerëz dhe nuk do të diskutohen më tej.