[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Refuzoi ndryshimin e fundit të tekstit (nga 79.106.104.163) dhe riktheu rishikimin 1860306 nga Wielemir
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 5:
 
== Jeta ==
Lindi në [[Londër]] më [[22 janar]] [[1788]] në një familje aristokrate të varfëruar. Kur ishte dhjetë vjeç, me vdekjen e xhaxhait të tetë, Bajroni trashëgoi titullin ''Lord'' dhe pallatin e çifligun Newstead Abbey. Në moshën madhore zuri vendin që i takonte në Shtëpinë e lordëve. Më [[18011800]] Bajronin e dërguan në Harrow, në shkolle, ku studioj gjuhët greke e latine, historinë dhe letërsinë angleze. Këtu ju spikaten ato cilësi të karakterit që i ruajti gjithë jetën : serioziteti dhe zotësia të mendohej thellë mbi ngjarjet e jetës ; dhe bashkë me këto : gëzimi, vrulli shpirtëror e temperamenti i zjarrtë. Më [[1805]] Bajroni hyri në Universitetin Kembrixh (Cambridge). Kur ish akoma student botoi vjershat e para lirike të tijat "Orët e Ngeses". Revista zyrtare e shkrimtarëve "Edinburg Reviu", i bëri një kritikë pa mëshire. Poeti i ri iu përgjigj me satirën "Këngëtarë anglezë e skocezë", në të cilën sulmoi ashpër letërsinë angleze të asaj kohe dhe gati gjithë poetët e njohur, sidomos ata të "shkollës së liqenit". "Shtegtimi i Çajlld Harolldit" është puna letrare më e madhja e Bajronit. Vetë autori thotë në dedikimin e këngës së katërt se është "më e gjata, më e menduara dhe më e kuptuara nga hartimet e mia".
 
Populli i Shqipërisë së Jugut e mbajti për një kohë të gjatë në kujtesën e tij vizitën e poetit anglez në sarajet e Tepelenës 150 vjet më parë dhe pleqtë tanë, shpesh herë mbrëmjeve, kur mblidheshin për bisedë te sofati i portës, i përmendnin fjalët që i tha Ali Pasha djaloshit fisnik anglez : ''E kuptoj që jeni vërtet nga derë e madhe, prej veshëve tuaj të vegjël, prej duarve të vogla të bardha dhe prej flokëve kaçurrela''.