[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
No edit summary
Etiketat: Përpunim pamor Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 221:
Qyteti i Apolonisë gëzoi të drejtën e qytetit të lirë dhe i mbrojtur siç ia kishte dhënë dikur Oktavian Augusti deri më 213 të erës sonë. Po këtë vit (213) me ediktin e Karakallës që i trajtonte njëjtë të gjitha qytetet dhe njerëzit e perandorisë, Apolonia e humbi pavarësinë e saj dhe u kthye në të njëjtat pozita si qytetet fqinje. Në shek. III të erës sonë Apolonia fillon ta humbë edhe rëndësinë e saj ekonomike, këtë e dëshmojnë edhe monedhat e prera të kësaj kohe, të cilat paraqesin në shpinë të saj lumin Vjosa. Në këtë kohë Apolonia kishte marrë një goditje të fortë e si duket ishte ndryshimi i shtratit të lumit Vjosa i cili kishte ushqyer Apoloninë për 8 shekuj. Lumi kishte qarë në drejtim të fshatit Boçovë rreth 6 km nga Apolonia ku ruhen edhe sot gjurmët e tij me emrin e lumit Sllanikut. Në këtë mënyrë qyteti mbeti pa port dhe pa lidhje me detin. Më 234 të erës sonë një tërmet shkatërroj qytetet e bregdetit lindorë të Adriatikut, pas këtij tërmeti Apolonia filloj të braktisej. Tani lumi Vjosa po ushqente një tjetër qytet, Bylisin. Kriza e sistemit skllavopronarë dhe shthurja e Perandorisë Romake bënë që qyteti të mos e merrte më veten. Ai ruan rendësin si qendër peshkopale deri në shek V të erës së re. Në shek e VI duhet të ketë qenë peshkopi personaliteti i fundit që e braktisë Apoloninë duke u vendosur edhe ai në Bylis.
 
== Shiko edhe këtë ==
==Lidhje të jashtme==