[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Përmirësime teknike dhe rregullime të gabimeve me referimet
Rreshti 3:
 
== Jetëshkrimi ==
Tenori Gaqo Çako, [[Artist i Popullit]], është i rreshtuar në emrat e mëdhenj të panteonit të muzikës shqiptare, të përfaqësuar edhe nga [[Ramiz Kovaçi]], [[Mentor Xhemali]], etj. Midis viteve 1957 dhe 1961 ai studioi në konservatorin “Çajkovski” të [[Moskë]]s nën drejtimin e pedagoges Anna Soloviova. Pas kthimit në Shqipëri më 1961 ai u emërua tenor i përhershëm i Teatrit të Operës dhe Baletit të Tiranës, ku këndoi shumë nga rolet e para të repertorit operistik, duke u bërë kështu tenori kryesor për tri dekada me radhë. Përvoja dhe karriera e tij mjaft e pasur në operat "Traviata", "Bohema", "Rigoleto", "Norma", etj, si dhe operat shqiptare “Mrika” e Prenk Jakovës, “Lulja e kujtimit” e Kristo Konos, “Pranvera” e Tish Daisë, “Heroina” e Vangjo Novës, “Skënderbeu” i Prenk Jakovës e “Skënderbeu” i Abdulla Grimcit, “Komisari” i Nikolla Zoraqit, “Zgjimi” i Tonin Harapit, “Toka e jonë” e Pjetër Gacit, etj, e bëjnë atë me një karrierë të shkëlqyer. Mjaft i njohur edhe në skenat italiane, ku ai ka mbaruar konservatorin e Santa Cecillias. Zëri i tij është kthyer në objekt kënaqësie kudo që ai dëgjohej e shfaqej, në opera, në televizion, në radio, në salla të mëdha a të vogla koncertesh. Përfshirja e tij në të gjitha llojet e muzikës vokale ka pasur si qëllim të vetëm t’i kënaqë dëgjuesit me pjesët që ai këndon. Edhe pse vlerën më të madhe ai e pati në interpretimet e roleve operistike, ai u popullarizua nëpërmjet këngës, veçanërisht atyre të Festivaleve të Radios.<ref name="TV Klan">{{cite news|url=https://tvklan.al/ndahet-nga-jeta-artisti-gaqo-cako/|title=Ndahet nga jeta artisti i mirënjohur Gaqo Çako|last=TV Klan|date=1 August 2018|language=Shqipsq|accessdate=2 August 2018}}</ref><ref name="Ruci">{{cite news|url=http://rti.rtsh.al/2018/08/01/farewell-to-albanian-great-tenor-gaqo-cako/|title=Farewell to Albanian great tenor Gaqo Çako|last=Ruci|first=Klara|date=2 August 2018|publisher=Radio Tirana International|accessdate=2 August 2018}}</ref>
 
== Referime ==