Content deleted Content added
Faqe e re: '''Sali Brari''' këngëtar shqiptar, u lind në Tiranë më 18 maj të vitit 1935. Që në shkollën fillore u shpërfaq talenti i tij me zërin e ëmbël e të ngrohtë, duke u aktiv...
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 14 nëntor 2020 16:46

Sali Brari këngëtar shqiptar, u lind në Tiranë më 18 maj të vitit 1935. Që në shkollën fillore u shpërfaq talenti i tij me zërin e ëmbël e të ngrohtë, duke u aktivizuar në aktivitetet muzikore të asaj periudhe. Në vitin 1956, Sali Brari u emërua këngëtar pranë Estradës së Shtetit. Me krijimin e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore në vitin 1957, ai iu bashkua kësaj trupe, derisa sa doli në pension. Gjatë kësaj periudhe, ai kreu edhe Liceun Artistik pranë degës e kantos. Në repertorin e Sali Brarit gjejmë një larmi këngësh popullore, këngë të përpunuara, këngë popullore të krijuara nga kompozitorët tanë, deri tek interpretimi prej tij në operetën “Vjeshtë e artë” e kompozitorit Tish Daija si dhe opera “Skënderbeu”. Sali Brari shndriti në çdo shesh e në çdo skenë të vendit. Po aq i suksesshëm ishte edhe në turnetë e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore në Europë, Azi e Afrikë, duke i mahnitur të huajt me fuqinë interpretative dhe zërin aq të veçantë e melodioz. Për aktivitetin dhe kontributin e tij në fushën e interpretimit të muzikës popullore, Kuvendi Popullor e ka vlerësuar me Urdhërin “Naim Frashëri” të Klasit të I-rë. U nda nga jeta më 13 nëntor 2020. [1] [2] [3]

Botime

  1. ^ https://tiranapost.al/art-dhe-kulture/ndahet-nga-jeta-bilbili-i-kenges-popullore-sali-brari-862/
  2. ^ https://fjala.al/2020/11/13/nderron-jete-bilbili-i-kenges-popullore-sali-brari/
  3. ^ https://tvklan.al/shuhet-ne-moshen-85-vjecare-bilbili-i-kenges-popullore/