[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Lidhje të jashtme të shpëtuara: 1 Lidhje të jashtme të etiketuara si të vdekura: 0) #IABot (v2.0.1
Etiketat: Reverted Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 3:
'''Euripidi''' lindi në Salaminë, ishte një brez më i ri se [[Eskili]]. Fakti që ishte bir i një tregtari të thjeshtë u jepte “ushqim” komedianëve të kohës ta përqeshnin dhe shndërronin në element pikant. Pavarësisht se vetë Euripidi kishte botë të pasur shpirtërore dhe mund të quhej me plotë gojën njeri me nivel, jo rrallë herë i shpëtonte përfoljeve të bashkëqytetarëve. Euripidi filloi të shpaloste talentin e vet sigrafik qysh në moshën 18 vjeç, pavarësisht marrëdhënieve të ngushta miqësore me [[Sofokliu]]n, asnjëherë nuk ambicioi te ndiqte të njëjtin rrugëtim politik. Sipas Lorena Stroka shekuj pas vdekjes së tragjedianit të madh Grek, etja për të mësuar sa më shumë në lidhje me jetën personale te tij ende nuk është shuar, shumë pyetje kanë mbetur pa përgjigje, pasi askund nuk ka të dhëna të besueshme e të mjaftueshme për të shkuarën e tij. Euripidi, pati fatin e keq të mos adhurohej sa qe në jetë, madje shumë thonë se Athinasit veçse e sulmonin. Për këtë arsye, u detyrua të largohej nga Athina dhe të zhvendosej në oborrin mbretëror të Maqedonisë, duke kaluar kështu kohë të qeta pranë miqve të vet… Ashtu siç ndodh rëndomë vlerat e vërteta të poetit u njohën pas vdekjes së tij. Emri i Euripidit shumë shpejt u dëgjua përtej kufijve Grek. Për mikun e hershëm të tij, Sofokleun, vdekja e tragjedianit nuk ishte një ngjarje thjeshtë, por një prekje e thellë shpirtërore, ai e përnderoi ashtu si duhej, madje mbajti dhe zi për të.
 
== Jeta e Euripidit ==
Euripidi është më i riu nga poetët e lashtë të Greqisë. Më i vjetri është [[Eskili]].
Euripidi lindi në Halandër të Athinës ditën e betejës detare të Salaminës sic duan të thonë disa biografë. Por kjo ende nuk është vërtetuar.
Prindërit e tij ishin të varfër. Madje nena e tij po të besojmë [[Aristofani]]n, shiste lakra. Por Euripidi mundi te marrë një formim të plotë e të gjithanshëm. Studionte shumë.