Ismail Kadare: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 155:
Një ndër fushat më pak të lakuara të veprimtarisë së Kadaresë janë përkthimet, hulli të cilën e nisi më 1955, kur shqipëroi poemat ''Lisi, Fëminija, Në pyllin afër fronit, Katjusha, Pranvera,'' etj. të shkrimtarit rus M. Isakovski. Autorë të tjerë të shqipëruar prej tij janë: Eskili, Heminguej, Pushkin, Majakovski, Eminescu, Gogol, Esenin, Mihallkov, Shçipaçov, Mickieviç, Buske, Sendrar, Bodler, Andrade, Vijon, Kejler, Seferis, Kavafis, Elitis, Li Bo, Du Fu, Jan Czjun, etj.<ref name="Jorina" />
 
== Vlerësimi ndërkombëtar ==
[[Skeda:José Carlos Rodrigo Breto.jpg|parapamje|180px|[[Jose Carlos Rodrigo Breto]], studiues i huaj i veprës së Kadaresë dhe autor i një disertacioni doktorate prej 1000 faqesh mbi këtë vepër]] Ismail Kadare është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare. Në vitin [[1992]] u vlerësua me [[Prix Mondial Cino Del Duca]]. Në vitin [[2005]] fitoi çmimin "Man Booker International Prize" ku kishte qenë i nominuar bashkë me shkrimtarë të tjerë të mëdhenj, duke përfshirë nobelistë si [[Günter Grass]], [[Garbiel Garcia Marquez]], [[Kenzaburo Oe]] etj. Kryetari i jurisë e arsyetoi vendimin për t'i dhënë çmimin Kadaresë me fjalët: "Ismail Kadare është një shkrimtar që hedh në hartë një kulturë të tërë: historinë e saj, dëshirën, folklorin, politikën, fatkeqësitë. Ai është një shkrimtar universal me traditë rrëfimi që shkon deri tek Homeri". Në vitin [[2009]] u nderua me çmimin spanjoll Princi i Asturias për Artet - çmimi më i rëndësishëm letrar në vendet spanjolle, dhe një nga çmimet letrare më prestigjoze në botë. Në vitin [[2010]] Ismail Kadare nderohet në Itali me çmimin Lerici Pea.<ref>[http://www.balkanweb.com/m/kryesore/itali-ismail-kadare-nderohet-me-cmimin-lerici-pea-10-47802.html Balkanweb: Kadare nderohet me çmimin Lerici Pea]</ref> “''Dhënia e çmimit Lerici Pea 2010 autorit Kadare'' - shkruhet në motivimin e çmimit - ''nënkupton rolin e poezisë dhe letërsisë si instrument lirie, duke u bërë mbështetje për të gjithë njerëzit e botës, të cilëve iu mohohen liritë themelore''”.
 
Rreshti 164:
Me studimin e veprës së Kadaresë janë marrë autorë të shteteve të ndryshme, të cilët kanë botuar vepra dhe studime për të në gjuhët e tyre amtare: Eric Faye dhe Jean-Paul Champseix (frëngjisht), Piet de Moor (hollandisht), Peter Morgan (anglisht), [[Jose Carlos Rodrigo Breto]] (spanisht). Ky i fundit e ka vlerësuar si një nga shkrimtarët më të rëndësishëm të gjysmës së dytë të shekullit XX, dhe shkrimtarin më të rëndësishëm të shekullit XXI.<ref name="Breto"/>
 
=== ;Mirënjohjet ===ndërkombëtar
* [[Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit]], [[Kosovë]]
* Prix mondial Cino Del Duca, [[Francë]], [[1992]]