Dallime mes rishikimeve të "Princ Vidi"

109 bytes added ,  1 vit më parë
v
ska përmbledhje të redaktimeve
(Vilhelm)
Etiketat: Përpunim pamor Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
v
|Nacion =Shqiptare dhe Gjeramane
|}}
'''Princ Vilhelm Vidi''' ose formailsht '''Madhëria e Tij Princ Vidi, Skëndërbeu II i [[Shqipëria|Shqipërisë]]''' ([[Gjuha gjermane|gjermanisht]]: '''Wilhelm Friedrich Heinrich Princ zu Wied''' i njohur në Shqipëri edhe si '''Princ Vidi'''<ref>Princ Vidi për shkak barazie me monarkun e Malit të Zi Knjaz Nikollën i cili mbante titullin "mbret" megjithëse mbretëria e tij ishte shumë herë më e vogël se vendi ku ishte sovran Vidi. Për këtë arsye në zhargonin e përgjithshëm në kryeqytetin Durrës dhe Shqipëri e quanin edhe Vidin mbret.</ref>) ose formailsht '''Madhëria e Tij Princ Vidi, Skëndërbeu II i Shqipërisë''' ([[Gjuha gjermane|gjermanisht]]: ''Wilhelm Friedrich Heinrich Princ zu Wied'', [[26 Mars|26 mars]] [[1876]] në [[Neuwied]], [[Gjermania|Gjermani]] - [[18 prill]] [[1945]] në [[Predeal]], [[Rumania|Rumani]]), ishte Princ i [[Shqipëria|Shqipërisë]] për 6 muaj në vitin 1914 i cili mbretëroi nga 7 marsi 1914 deri më 3 shtator 1914. Më 30 nëntor 1906 Vidi u martua me [[Princesha Sofi|Princeshën Sofi]] me të cilën pati dy fëmijë Princesha Marie Eleonore, Donika (1909–1956) dhe Princin trashgimtar Carol Victor, Skënderi (1913–1973).
 
== Mbretërimi ==
[[Skeda:Prince Wilhelm of Albania.jpg|thumbparapamje|Wilhelm zu Wied dhe zonja e tij Sofia gjatë mbërritjes në [[Durrësi|Durrës]], Shqipëri]]
Princi Vilhelm Vidi arriti në [[Durrësi|Durrës]] më [[7 mars]] [[1914]] në orën 3 pasdite. Rrethet patriotike si dhe përkrahësit e tjerë të Vidit nga radhët e çifligarëve e pritën me entuziazëm ardhjen e tij në Shqipëri, me bindjen se ai do të realizonte aspiratat e tyre nacionale e shoqërore. Për kryeqytet të Shqipërisë Princ Vidi zgjodhi pikërisht [[Durrësi]]n, ku edhe kishte ndikim të fortë Esat Pashë Toptani. Esat Pasha me qëllim që të siguronte një pozitë me rëndësi në kabinetin qeverisës të princ Vidit, zyrtarisht deklaroi se e mirëpret caktimin e tij për princ të Shqipërisë, por fshehurazi vazhdoi tërë kohën, të nxiste lëvizjen për një princ [[mysliman]] në vend. Më 17 mars Vidi formoi qeverinë e re shqiptare, në krye me Turhan Pashë Përmetin, një diplomat i vjetër që kishte qenë ambasador i perandorisë Osmane për 25 vjet rresht në Peterburg të Rusisë. Kabinetin e tij qeveritarë e përbënin: 1. Esat Pashë Toptani-Ministër i Luftës dhe i Punëve të Brendshme; 2. Aziz Pashë Vrioni-Ministër i Bujqësisë dhe i Tregtisë; 3. Myfit bej Libohova-Ministër i Drejtësisë dhe i Kultit; 4. Dr. Mehdi bej Frashëri-Ministër i Financave; 5. Hasan Bej Prishtina-Ministër i Postë-Telegrafikeve; 6. Dr. Mihal Turtulli-Ministër i Arsimit; 7. Prenk Bib Doda-Ministër për Punët Botore.
 
[[Skeda:WilhelmPrinceAlbania.jpg|leftparapamje|thumbmajtas|250px|Princ Vidi në fronin e Shqipërisë]]
Regjimi i Vidit u sanksionua nga Statuti Organik i Shqipërisë<ref>{{Cite web |url=http://licodu.cois.it/547/view |title=Albania {{!}} Costituzione {{!}} Generale {{!}} Statuto organico d'Albania 1914<!-- Roboti gjeneroi titull për referencën --> |accessdate=8 nëntor 2011 |archiveurl=https://web.archive.org/web/20120227135048/http://licodu.cois.it/547/view |archivedate=27 shkurt 2012 |url-status=dead }}</ref>, (ligji i parë themelor i shtetit shqiptar), i cili u përgadit nga KNK dhe bazohej kryesisht në vendimet themelore të marra nga Konferenca e Ambasadorëve në [[Londra|Londër]] më 29 korrik 1913. Sipas nenit 1 të këtij Statuti, shqipëria shpallej:”Principatë kushtetuese e pavarur dhe e trashëgueshme”, nën garancinë e Fuqive të Mëdha. Me nenin 2, Fuqitë e Mëdha garantonin gjithashtu tërësinë dhe paprekshmërinë e tokave të Shqipërisë në kufijtë që kishin caktuar ato. Me nenin 3 shteti shqiptar do të ishte asnjanës dhe kjo asnjanësi garantohej po nga Fuqitë e Mëdha. . . Sipas nenit 7 në fronin e Shqipërisë njihej me të drejta sovrane princi Vilhelm Vid, i cili ishte kryetar i administratës civile e ushtarake dhe kishte të drejtë të emronte Këshillin e Ministrave. Organi legjislativ i Shqipërisë ishte Asambleja kombëtare. Gjuhë zyrtare dhe e detyruar në shkolla ishte shqipja. Nga ana administrative, Shqipëria ndahej në 7 sanxhaqe(prefektura), të cilat ndaheshin në kaza(nënprefektura)dhe kazatë në nahije(komuna). Statuti Organik i Shqipërisë caktoi institucionet e larta të shtetit, përbërjen e forcave të armatosura, të administratës, të financave, të drejtësisë, të arsimit. . . dhe garantonte ushtrimin e lirë të veprimtarisë ekonomike, shoqërore e politike.
 
 
== Shpërthimi i kryengritjes në Shqipërinë e Mesme ==
[[Skeda:Principality of Albania (Prince's standard).svg|leftparapamje|thumbmajtas|180px|Stema mbretërore e Vidit]]
Në këto rrethana gjendja e brendshme e Shqipërisë u ndërlikua shumë edhe nga shpërthimi i kryengritjes së armatosur në Shqipërinë e Mesme, kundër regjimit të Vidit. Në të vërtet kreu i kryengritësve ishte i larmishëm. Në të u rreshtuan ithtarë të ndryshëm si:partizanët e një princi [[mysliman]], antividistët, [[xhonturqit]], panturkistët apo [[Panislamizmi|panislamistët]] siç u quajtën ndryshe, antifeudalët. . . dhe pas këtij koalicioni laraman qëndronin qarqe të huaja serbe, franceze, ruse, greke, turke, italiane. . . , të cilat ishin të interesuar për një gjendje sa më kaotike në Shqipëri. Pra bartësit kryesor të së keqes në Shqipëri në atëkohë qenë reaksioni feudal proserb, pro italian. . . i udhëhequr nga Esat Pashë Toptani, reaksioni grekoman i udhëhequr nga peshkopët grek(Jakovi e Germanos), J. Zografos, Spiromilo etj, reaksioni turkoman i kryesuar nga [[myftiu]] i Tiranës [[Musa Qazimi]] etj.
 
Kryengritja e Shqipërisë së Mesme ose e rebelëve, siç u quajt ndryshe, filloi në rrethin e Tiranës. Më 17 maj 1914 u sulmua te ura e Limuthit afër Tiranës batalioni i vullnetarëve tiranas që ishte nisur në drejtim të Durrësit për të shkuar në jug, në frontin kundër shovinistëve grek. Pasi shpartalluan batalionin e vullnetarëve kryengritësit hynë në Tiranë. Të nesërmen grumbuj fshatarësh të armatosur zunë Shijakun dhe iu drejtuan Durrësit, mirëpo në hyrje të qytetit hasën në rezistencë të forcave qeveritare të Vidit. Drejtuesit e kryengritjes me këtë rast dolën hapur kundër princ Vidit dhe kërkuan një princ [[Turqit|turk]].
 
Për vendosjen e një princi mysliman prej kohësh angazhohej edhe Esat Pashë Toptani. Esat Pasha edhe pse kishte dy ministri më të rëndësishme në qeverinë e Durrësit, me kohë u shpërndau armë mercenarëve të vet”kinse për t´iu bërë ballë fqinjëve”ndërsa fshehtas propagandonte nëpërmjet njerëzve të vet kundër V. Vidit, duke i këshilluar”me kërkue një mbret prej Stambollit[[Stambolli]]t, me qëllim që këto pshtjellime e trazime t´i sillnin fitim për ta shtie në dorë pushtetin”.
 
Qeveritarët në oborrin e princit në kohën kur po përballeshin me sulmet e kryengritësve, duke menduar se prapa kërkesave të kryengritësve qëndronte Esat Pasha, më 19 maj 1914 organizuan xhandarmërinë e Durrësit dhe e arrestuan atë në shtëpinë e tij. Goditja kundër Esat Toptanit u konsiderua nga Italia si një grusht që i jepej ndikimit të Romës në Shqipëri. Brenda qeverisë dominonte mendimi që E. Toptani duhej të gjykohej, mirëpo princi atë as nuk e denoi as nuk e nxori të pafajshëm, gjë që u indinjuan shumë besnikët e tij. Pas ndërhyrjes energjike të ministrit italian në Durrës, baronit Alioti, Vidi ia dorëzoi E. Toptanin legatës italiane e cila e mori me një luftanije dhe e dërgoi në Itali. Para se të largohej nga Shqipëria, Esati do të firmos një premtim se ai nuk do të kthehej më në shqipëri dhe se nuk do të përzihej më në politikën shqiptare ose në intrigat kundër fronit, mirëpo ai nuk do ta mbaj premtimin e dhënë. *Pas largimit të Esatit pasuan ndryshime në qeverin e Vidit. [[Turhan Pasha]] mbeti kryeministër;Preng Bib Doda-ministër i punëve të jashtme;[[Aqif Pashëpashë Elbasani]]-ministër i brendshëm dhe i luftës;Filip Noga-ministër i financave;Dr. Mihal Turtulli-ministër i arsimit, [[Mithat Frashëri]] –ministër i punëve botore dhe i Postë-telegrafave dhe [[Abdi Toptani]]-ministër i bujqësisë. Largimi i Esat Pashës edhe pse u konsiderua si një fitore e madhe, kryengritja e nisur nuk u ndërpre dot. Zjarri i kryengritjes u përhap edhe në krahinat tjera
.
Duke shfrytëzuar sukseset e kryengritjes, krerët e saj me 3 qershor 1914 në Shijak organizuan një mbledhje, ku u zgjodh” Këshilli i Parë i Përgjithshëm” me këtë përbërje:Mustafa Ndroqi-kryetar;Xhenabi Adili. -nënkryetar, Musa Qazimi-anëtarë etj, dhe Qamil Haxhi Feza-u emrua komandant i përgjithshëm i kryengritësve. Në këtë mbledhje u miratua edhe një program politik thellësisht antikombëtarfshatar, që iu paraqit përfaqësuesve të Fuqive të Mëdha në KNK. Programi përmbante kërkesa për largimin e princ Vidit;për kthimin e Shqipërisë nën administrimin Turk, ose sjelljen e një princi turk të varur nga [[Sulltani]];për ngritjen e [[Flamuri i Turqisë|flamurit të Turqisë]]; për përdorimin e [[Alfabeti arab|alfabetit turko-arab]] në gjuhën shqipe ([[Elifba]]); zgjedhjen e kryemyftiut të Shqipërisë nga [[Shehylislami|Sheih-ul-Islami]] i Stambollit etj.
 
Kryengritësit edhe pas disa përpjekjeve për ta shtirë në dorë Durrësin nuk patën sukses, andaj iu drejtuan qyteteve tjera dhe gjatë muajit qershor shtinë në dorë Kavajën, Krujën, Peqinin dhe Elbasanin. Mbas pushtimit të Elbasanit, - Qermenika, Quksi dhe Mokra, njëra pas tjetrës bashkohen me kryengritësit, kurse në veri ata u shtrinë deri në Milot, buzë lumit Mat. Në fillim të korrikut kryengritësit marshuan drejt jugut dhe brenda pakë ditëve morën Lushnjën, Fierin, Beratin dhe nga lindja arritën deri në Pogradec, ku aty më 11 korrik nënshkruan edhe një marrëveshje të përkohshme me “vorio-epirotët”të cilët ato ditë kishin pushtuar Kolonjën, Korçën, Tepelenën dhe kishin arritur deri në Berat.
 
== Pas largimit ==
[[Skeda:Grabstein von Wilhelm zu Wied.JPG|thumbparapamje|Rrasa e varrit në kishën evangeliste A. B. në [[Bukuresht]]. Në të cilën është gdhendur Princ Vidi Princ i Shqipërisë]]
Aktet ndërkombëtare të viteve 1913-14 edhe pse kishin definuar pozitën neutrale të Shqipërisë dhe garancinë e Fuqive të Mëdha për këtë statut të saj, megjithatë Shqipëria u përfshi në planet ushtarako-strategjike të fuqive ndërluftuese, veçanërisht të [[Perandoria Austro-Hungareze|Austro-Hungarisë]] e [[Italia|Italis]]ë dhe të shteteve fqinje, Serbisë, Malit të Zi, Bullgarisë dhe Greqisë, të cilat që nga tetori 1912 nuk rreshtnin për ta coptuar atë.
 
 
== Shiko edhe ==
* [[Princesha Sofi]]
* Libri [[Princ Vidi, Shqipëria gjashtë muaj mbretëri]]
 
== Literature ==