Kryengritja e Dervish Carës: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
Rreshti 1:
[[Skeda:Shkupi.320x156.jpg|thumbparapamje|Kryengritësit e Dervish Carës çlirojnë Shkupin 1843-44]]
'''Kryengritja e Dervish Carës''' - në vitet 1843-1844 [[Kosova]] dhe trevat lindore shqiptare u bënë vatër e njërës prej kryengritjeve më të fuqishme kundërosmane të gjysmës së parë të shek. [[XIX]], e cila, sipas emrit të udhëheqësit të saj, është quajtur Kryengritja [[Dervish Cara]].
===Kryengritja e Dervish Carës (1843-1844)===
 
Në vitet 1843-1844 [[Kosova]] dhe trevat lindore shqiptare u bënë vatër e njërës prej kryengritjeve më të fuqishme kundërosmane të gjysmës së parë të shek. [[XIX]], e cila, sipas emrit të udhëheqësit të saj, është quajtur Kryengritja [[Dervish Cara]].
==Reformat e Tanzimatit==
Në [[Shqipëri]]në e Veriut reformat e [[Tanzimati]]t u shpallën zyrtarisht në vitin [[1843]]. Shpallja e tyre shkaktoi një valë të re kryengritjesh që morën shtrirje të gjerë ndërkrahinore. Qendra kryesore të tyre mbetën qytetet. Zëvendësimi i funksionarëve shqiptarë me nëpunës të huaj dhe urdhri për rekrutimin e ushtarëve nizamë ishin dy shkaqet e drejtpërdrejta të shpërthimit të kryengritjeve në këtë zonë. Në verën e vitit [[1843]] ngritën krye banorët e [[Prizreni]]t, që dëbuan nëpunësit e rinj turq. Këtë ngjarje e ndoqën kryengritjet në Prishtinë e në [[Gjakovë]]. Ushtria osmane e përforcuar kundërveproi menjëherë dhe nuk e pati të vështirë t’i shtypte këto lëvizje lokale. Veprimet e ushtrisë u shoqëruan me terror e grabitje.
Kryengritja [[Dervish Cara]] filloi në Shkup më 21 korrik dhe u zgjerua më shumë në gusht të vitit 1843, kur, me ardhjen e forcave osmane nën drejtimin e Hajredin Pashës, u shtuan përpjekjet për rekrutimin e ushtarëve të rinj. Kryengritësit hynë në konflikt të armatosur me ushtrinë osmane. Në nëntor kryengritësit çliruan Gostivarin, ndërsa në fillim të janarit 1844, pas luftimeve të ashpra, çliruan Tetovën. Këtu, si në Gostivar, u vendos pushteti i kryengritësve dhe shtabi i saj, me Dervish Carën në krye. Kryengritja, përveç [[Dervish Cara]], udhëhiqej edhe nga komandantë të tillë, si [[Emin Xhambazi]], [[Sulejman Toli]] (Tërnova), [[Selman Rogoçica]], [[Emin Bojana]], [[Ymer Presheva]], [[Baba Feka]], [[Sejdi Mexha]], [[Bajram Vaksinca]] etj.
 
== Viste e çliruara ==
Në shkurt 11 000 kryengritës të armatosur hynë në [[Shkup]], e çliruan atë, formuan këtu një Këshill të kryengritjes dhe përqendruan pushtetin në duart e veta.
Agjitatorë në vise të ndryshme të [[Kosovë]]s, si në [[Vrajë]] e [[Leskovc]], i bënin thirrje popullsisë të hidhej në luftë kundër pushtetit osman. Të tjerë ishin dërguar në krahinat fqinje për të siguruar mbështetjen e popullsisë së tyre. Udhëheqësit e kryengritjes u bënë thirrje që të ngriheshin kundër sundimtarëve osmanë edhe banorëve të krahinave të tjera të Shqipërisë, duke theksuar me këtë rast se ata duhej të bashkoheshin me kosovarët, sepse ishin vëllezërit e tyre.
Në fillim të shkurtit u çlirua [[Kumanova]], ku me kryengritësit u bashkua edhe popullsia maqedone. Pas [[Kumanovë]]s u çliruan [[Presheva]], [[Bujanovci]], [[Vranja]], [[Gryka e Kaçanikut]], [[Leskovci]] e viset e tjera veriore të [[Kosovë]]s. Në muajt e parë të vitit [[1844]] kryengritja u përhap në [[Pejë]], në [[Gjakovë]], në [[Prizren]] e deri në [[Shkodër]], ndërsa në pranverën e vitit [[1844]] kryengritja kishte përfshirë të gjitha trevat shqiptare, nga [[Manastiri]] e [[Ohri]] në jug deri në skajet veriore e verilindore të [[Kosovë]]s, në të cilat shqiptarët vendosën pushtetin e tyre. Garnizonet ushtarake turke u detyruan të mbylleshin në kështjellat e qyteteve.
Shtrirja e kryengritjes dhe fitoret e saj në [[Kosovë]] e në [[Fushën e Pollogut]] ngjallën shpresa edhe në popullsinë e krahinave të tjera të vendit.
 
== Bisedimet për autonomi ==
Qeveria osmane i trëmbej përhapjes së saj të mëtejshme dhe shndërrimit në një kryengritje të përgjithshme shqiptare. Prandaj autoritetet osmane hynë në bisedime me udhëheqësit e kryengritjes. Gjatë bisedimeve kryengritësit i kërkuan [[Stambolli]]t të anulonte ligjin për shërbimin e detyrueshëm ushtarak, të zëvendësonte funksionarët osmanë të pushtetit lokal, që nuk dinin gjuhën shqipe, me nëpunës shqiptarë dhe të njihte autonominë e [[Shqipëri]]së, në suazat te [[Perandoria Osmane]], ashtu siç ishte njohur [[autonomia]] e [[Serbi]]së më [[1830]].
Këto kërkesa nuk u pranuan nga [[Stambolli]], prandaj bisedimet dështuan. Ndërkaq, [[Porta e Lartë]], krahas përgatitjeve ushtarake për shtypjen e kryengritjes, shpalli edhe një amnisti për ata që do të dorëzonin armët dhe premtoi se nuk do të përdorej forca për rekrutimin e ushtarëve të rregullt. Me këto masa ajo synonte të ngjallte lëkundje në radhët e kryengritësve.
 
== Shtypja e Kryengritjes ==
[[Porta e Lartë]], nga njëra anë, premtoi se do të hiqte dorë nga nizamët e tatimet e reja, ndërsa, nga ana tjetër, filloi të sjellë forca të shumta që i përqendroi në [[Manastir]]. Për të shmangur kthimin e saj në një kryengritje të përgjithshme, me përmasa mbarëshqiptare, [[Porta e Lartë]] përqendroi në [[Manastir]] 31 000 ushtarë, të komanduar nga [[Omer Pasha]], që më 18 maj kaluan në mësymje kundër kryengritësve dhe i detyruan ata të tërhiqeshin drejt [[Shkupi]]t, [[Tetovë]]s, [[Kumanovë]]s e [[Karadaku]]t te ([[Mali i Zi]]) të [[Shkupi]]t. Luftime të ashpra u zhvilluan në [[Grykën e Katllanovës]] nga [[13]]-[[17]] [[maj]] [[1844]]. Përleshja më e përgjakshme ishte ajo që u bë më 18 maj në afërsi të [[Banjës së Katllanovës]], në të cilën u vendos fati i kryengritjes në Fushën e [[Shkupi]]t. Pas një qëndrese të fuqishme kryengritësit, të ndodhur përballë një ushtrie që kishte epërsi teknike, që përdori gjerësisht artilerinë, u detyruan të tërhiqeshin. Pas luftimesh të ashpra që vijuan edhe pas kësaj beteje, më 21 maj ushtria osmane, që kishte epërsi mbi kryengritësit, arriti të merrte Shkupin, ku bëri arrestime të shumta të pjesëmarrësve të kryengritjes, një pjesë e të cilëve u dërgua për t’u gjykuar në [[Stamboll]].
Line 19 ⟶ 22:
Përfaqësuesit e kryengritësve thirrën në nëntor 1844 kuvendin e tyre në [[Fushë e Gjoricës]], që u drejtua nga [[Sheh Mustafa Zerqani]]. Në kuvend u vendos të mbroheshin të drejtat e autonomisë lokale, që popullsia gëzonte prej kohësh. Kuvendi i bëri thirrje për t’u bashkuar me kryengritësit dibranë edhe popullsisë së krahinave të [[Kosovë]]s, të [[Mirditë]]s, të [[Elbasani]]t e të [[Gjakovë]]s, ku Porta po mblidhte forca për t’i hedhur kundër tyre. Gjatë muajit nëntor 1844 kryengritësit dibranë e matjanë, të komanduar nga [[Cen Leka]], u zunë rrugën ushtrive osmane të komanduara nga [[Hajredin Pasha]]. Por përballë forcave numerikisht të shumta turke dhe të pajisura me artileri kryengritësit u tërhoqën në luginën e lumit Drin. Ndërkohë, [[Hajredin Pasha]], për t’i përçarë shqiptarët, shpalli se të gjithë ata që do të dorëzonin armët, do të liheshin të lirë dhe se nuk do të rekrutonte nizamë. Ky premtim zuri vend te një pjesë e krerëve, por shumica e tyre e vazhdoi qëndresën. Luftime të ashpra, që zgjatën 5 ditë të tëra, u zhvilluan në nëntor në fshatin [[Gjoricë]], ku krahas burrave luftuan edhe gratë e fëmijët. Ato përfunduan me humbje të mëdha për të dyja palët e sidomos për ushtrinë [[osmane]]. Megjithatë, falë epërsisë numerike e teknike, [[ushtria osmane]], pas luftimesh të përgjakshme, i detyroi kryengritësit të tërhiqeshin nga pozitat e tyre. Për t’u hakmarrë forcat osmane dogjën fshatra të tëra, të braktisura nga fshatarësia, e cila largohej për t’i shpëtuar terrorit të egër të ekspeditës [[osmane]].
Ndonëse kryengritja e [[sanxhakut të Dibrës]] u shtyp, [[Porta e Lartë]] u detyrua ta përjashtojë këtë krahinë nga reforma ushtarake deri në vitet 50 të shek. XIX, po ashtu si trevën e Shkodrës.
 
== Shtrirja e kryengritjes në viset e tjera shqiptare ==
Lufta e vendosur e dibranëve pati jehonë në viset e tjera shqiptare. Në mesin e majit të vitit 1845 rreth 2 000 malësorë të krahinës së Gjakovës u ngritën kundër qeveritarit të saj dhe e detyruan atë të largohej nga qyteti për në Prizren. Kryengritja u përhap në viset malore të Rekës, të Bytyçit, të Gashit, të Tropojës dhe të Krasniqit, që u ngritën nën udhëheqjen e Binak Alisë ,Niman Uka Bajraktar i Bytyçit dhe të Sokol Ramit. Rreth 8 000 kryengritës sulmuan në maj të atij viti qytetin e Gjakovës dhe e çliruan atë. Por valiu i Rumelisë hodhi kundër tyre ushtri të shumta dhe mjaft mercenarë, të rekrutuar nga viset malore të Shqipërisë së Veriut. Pas luftimesh të përgjakshme, që vazhduan mbi një muaj, kryengritja u shtyp. Mehmet Reshit pasha urdhëroi arrestimin e atyre që kishin marrë pjesë në kryengritje. Në të njëjtën kohë sulltani, për të qetësuar gjendjen, fali rreth 2 000 shqiptarë, të burgosur në Stamboll pas shtypjes së kryengritjeve të viteve të fundit.
Line 30 ⟶ 34:
*|[http://sq.wikipedia.org/wiki/Kryengritja_e_vitit_1847_n%C3%AB_Shqip%C3%ABrin%C3%AB_e_Jugut|Kryengritja e vitit 1847 e Jugut]{{Lidhje e thyer}}
 
==Referimet( Burimet) ==
*[http://books.google.com/books/about/Kryengritja_e_Dervish_Car%C3%ABs.html?id=ggPRcQAACAAJ|Libri''Kryengritja e Dervish Carës''|Akademik Aleksander Matkokvski]
* [https://web.archive.org/web/20200107191342/https://albanians.gr/wp-content/uploads/2013/12/Forumi.jpg e shqiptarëve për pushtet|'' Ne gjysmen e pare te shek. XVIII, kishte pothuajse ne edo sanxhak: ne sanxhakun e Shkodres ishin eaushollajt e Bushatllinjte; ne ate te Dukagjinit ishin Begollajt e Pejes dhe Kryezite e Gjakoves; ne sanxhakun e Elbasanit ishin Verlacet e Bieakeinjte; ne ate te Beratit ishin Vlorajt, Velabishtajt e Ngurzajt; ne sanxhakun e Delvines ishin Asllanpashallite e Kokajt; ne ate te Janines ishin gjithashtu Asllanpashallite e Alizotajt]