[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
 
Rreshti 3:
''Dialektika'' ([[Greqishtja e lashtë|greq.]] ''διαλεκτική'', dhialektiki) në [[Greqia e lashtë|Greqinë e lashtë]] ishte një lloj [[kuvendimi]], pyetje-përgjigjesh, ku shkëmbeheshin [[Mendimi|mendimet]] dhe [[Argumenti|argumentet]] e [[Arsyeja|arsyeshme]] për të arritur deri tek [[e vërteta]].
 
Dialektika rrjedh nga [[dialogu]], dhe është përdorur që në lashtësi me kuptime të ndryshme. Ajo bën pjesë në shtatë [[shtatë artet e lira]] në kulturën perëndimore, së bashku me [[Retorika|retorikën]] dhe [[Gramatika|gramatikën]]. Qëllimi i mënyrës dialektikore është përpjekja e zgjidhjes të një mospajtimi nëpërmjet [[diskutimi]]t arsyetor. Dialektika mendohej në lashtësi dhe [[Mesjeta|mesjetë]] si një mjet [[Bindja|bindës]] me anën e diskutimit. Një prej tyre është [[mënyra]] e [[Sokrati]]t, që nënkupton shfaqjen e [[Hamendësimi|hamendësimeve]], të cilat shpien në një [[Kundërthënia|kundërthënie]], duke detyruar kështu marrjen e hamendësimeve si të vërtetë të mundshme. Një mënyrë tjetër e përpjekjes për të zgjidhur një mospajtim është duke mohuar parahamendësimet e [[teza]]ve dhe [[kundërteza]]ve ndërluftuese, për të arritur në një [[Sinteza|sintezë]].
 
== Në filozofi ==